1.8 MILIARDË PËRDORUES TË G-MAIL KONDIDEROHEN POTENCIALISHT TË RREZIKUAR.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jun 5, 2023
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Fakti që 1.8 miliardë përdorues të G-Mail konsiderohen potencialisht të kërcënuar, bëhet me dije nga eksperti i sigurisë kibernetike Kris Plamër (Chris Plummer), sipas të cilit, mashtruesit kibernitikë kanë gjetur një mënyrë për të bindur G-Mail, se markat e tyre të rreme, janë të ligjshme. G-Mail e ka pasur sigurinë si një prej pikave të saj më të forta, por tani një funksionalitet i ri i sigurisë, po përdoret nga hakerat për të mashtruar përdoruesit e saj. Sistemi i verifikimit të G-Mail i prezantuar muajin e kaluar, identifikon kompanitë dhe organizatat tek përdoruesit me një etiketë blu. Ideja është që përdoruesit të dallojnë cilat janë e-mailet që vinë nga burime të besueshme dhe cilat jo. Por hakerët kanë arritur të mashtrojnë këtë sistem, e thënë kjo sipas ekspertit të sigurisë kibernetike Kris Plamër (Chris Plummer). Me një fjalë, duke përdorur besueshmërinë e sistemit të verifikimit, ata po mashtrojnë përdoruesit më lehtë sesa e kanë pasur më parë. Z. Plamër (Plummer) raporton se Google fillimisht kishte rrëzuar pretendimet e tij, duke qenë se kjo sjellje kishte qenë e parashikuar përpara se cicërimat e tij të bëheshin virale, dhe kompania të pranonte gabimin. Ai tha se Google tashmë i ka dhënë një prioritet të lartë adresimit të problemit, por më shqetësues ai konsideroi reagimin e kompanisë, e cila, sipas tij, mori kohë që ta vlerësonte dhe më pas ta pranonte ekzistencën e problemit. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Comments