1 NË 3 AMERIKANË THONË SE PËRDORIN INTELIGJENCËN ARTIFICIALE (AI) NË APLIKIMET PËR PUNË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Sep 28, 2024
- 2 min read
Updated: Oct 1, 2024
Uashington, Amerikë | Një studim i fundit tregon se 27% e amerikanëve përdorin Inteligjencën Artificiale (IA) disa herë në ditë, ndërsa 28% e tyre thonë se e përdorin IA ose një herë në ditë ose disa herë në javë.
Kjo teknologji që ndihmon në thjeshtimin e shumë proceseve ka bërë që shumë të përdorin IA kur aplikojnë për punë.
Të intriguar nga përdorimi i IA-së në aplikimet për punë nëpër industri të ndryshme në SHBA, ekspertët e JobLeads kryen një anketë me punonjës për të zbuluar se sa shumë përdorin IA në CV-të dhe/ose letrat e motivimit, dhe sa prej tyre kanë arritur të marrin punën e dëshiruar.
Gjetjet kryesore: Gati një e treta (29%) e amerikanëve kanë përdorur IA në aplikimet për punë.
73% e atyre që kanë përdorur IA kanë arritur të marrin punën për të cilën kanë aplikuar.
Ekspertët ndajnë praktikat më të mira për përdorimin e IA gjatë shkrimit të CV-ve dhe letrave të motivimit.
Në krye të listës është industria e Teknologjisë së Informacionit & Telekomunikacionit, ku 69.2% e amerikanëve pranojnë se kanë përdorur IA në aplikimin e tyre për punë.
Më shumë se dy të tretat (67.7%) e këtyre aplikantëve do të përdornin IA sërish në aplikimet e ardhshme.
95.6% e atyre që kanë përdorur një mjet IA arritën të siguronin punën për të cilën aplikuan, përqindja më e lartë ndër të gjitha industritë.
Në vendin e dytë vjen industria e Burimeve Njerëzore, ku 57.9% e aplikantëve kanë përdorur IA në CV-të dhe/ose letrat e motivimit.
Nga këta, 81.8% morën punën për të cilën aplikuan.
Industria e Arteve & Kulturës renditet në vendin e tretë, me 52.9% të amerikanëve që kanë përdorur IA në aplikimin e tyre për punë.
Ndërkohë që 66.7% e aplikantëve morën punën, 47.1% e tyre thanë se do ta përdornin IA përsëri në të ardhmen, ndërsa 35.3% thonë se nuk e kanë përdorur IA, por do ta konsideronin si opsion përtorimin e saj.
Në fund të listës gjendet industria e Prodhimit & Shërbimeve Publike, ku vetëm 20.5% e amerikanëve pranojnë se kanë përdorur IA në aplikimet e tyre për punë.
Megjithatë, 66.7% e atyre që nuk e kanë bërë më parë, thonë se do të konsideronin përdorimin e IA në aplikimet e ardhshme.
Në vendin e parë është Shën Françesku (San Francisco), ku 48% e amerikanëve pranojnë se kanë përdorur AI në aplikimin e tyre për punë.
75% e këtyre aplikantëve arritën të siguronin punën e dëshiruar.
Ekspertët sugjerojnë që përdorimi i IA rrit ndjeshëm suksesin e aplikimeve, sidomos në industritë si Teknologjia e Informacionit.
Ata këshillojnë që të ofrohet informacion i saktë dhe i detajuar kur përdorni mjete IA dhe të rishikoni përmbajtjen e gjeneruar për të përputhur me stilin tuaj vetjak.
Përdorimi i fjalëve kyçe të përshtatshme është gjithashtu thelbësor për të kaluar sistemet e menaxhimit të aplikimeve të përdorura nga punëdhënësit.
Përdorimi efektiv i IA-së në aplikimet për punë jo vetëm që rrit dukshmërinë e aplikimit, por gjithashtu përmirëson shanset për të siguruar një intervistë pune.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Commentaires