10 SHPIKJE QË NDRYSHUAN BOTËN.
- Agjencia Telegrafike Vox
- May 7, 2023
- 3 min read

Me ardhjen e vitit 2000, ndiheshim sikur ishim tashmë në të ardhmenPor shumë gjëra që sot na duken të domosdoshme, nuk ishin ende të disponueshme për ne. Ja cilat janëinovacionet teknologjike, të cilat e kanë ndryshuar botën dhe mënyrën tonë të jetesës nëfillim të mijëvjeçarin e tretë. Viti 2000: GPS dhe makina hibride. Sistemi i Pozicionimit Global (GPS) u krijua që në vitin 1973 nga Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së për qëllime ushtarake. Por qasja në këtë teknologji është e hapur për të gjithë që nga maji i vitit 2000. Edhe pse me një saktësi të kufizuar prej 10-20 metrash, ajo ishte e mjaftueshme për shpikjen dhe përhapjen e gjerë të navigatorëve satelitorë. Makina e parë hibride në botë ishte Toyota Prius, e cila u hodh në treg në Japoni në vitin 1997, ndërsa në tregun botëror vetëm në vitin 2000. Deri më sot ajo ka arritur në serinë e saj të gjashtë. Toyota Prius është ende makina hibride më e shitur në botë dhe pioniere e një revolucioni që sapo kishte filluar. 2001: Wikipedia. Wikipedia, enciklopedia online më e konsultuar në botë, u themelua më 15 janar 2001. Para saj, për të mbledhur dije dhe informacione, ishte e nevojshme të shfletoheshin vëllime të mëdha dhe të shtrenjta, që megjithatë duhej të zëvendësoheshin dhe përditësoheshin me kalimin e kohës. Me përhapjen e internetit erdhi enciklopedia e parë e shkruar nga përdoruesit, e lirë dhe shumëgjuhëshe, dhe që mbetet ende sot një burim thelbësor i koncepteve. 2003: Harta e gjenomit njerëzor. Në vitin 2003 u arrit deshifrimi i parë i informacionit gjenetik që përmban ADN-ja jonë. Në realitet, dekodimi i tij përfundoi vetëm në vitin 2022. Por ndërkohë informacioni i marrë ka lejuar hapa gjigantë në diagnostikimin dhe trajtimin e shumë sëmundjeve. 2004: Rrjetet sociale. Shërbimi i parë i “rrjetit social” daton që në vitin 1997 dhe quhej SixDegrees. Më pas mbërritën Linkedin dhe Myspace (2003). Por me themelimin e Facebook, që nga viti 2004, ne jemi dëshmitarë të bumit të një fenomeni, i cili vitin e kaluar përfshinte 4.7 miliardë njerëz në botë (94 për qind e atyre që kanë qasje në internet). 2007: Telefonat inteligjentë. Ngrini dorën dhe thoni se kush mund të bëjë sot pa të. E megjithatë, vetëm 15 vjet më parë “telefon i zgjuar” nuk ekzistonte. Telefoni, videokamera, kamera, kompjuteri, ora me zile, ora, riprodhuesi muzikor, navigatori dhe mijëra aplikacione të tjera u kombinuan për herë të parë në Apple iPhone. 2009: Bitcoin dhe printimi në 3d. Versioni i parë i Bitcoin, monedha virtuale më e përdorur në botë, doli në vitin 2009 nga inxhinieri kompjuterik japonez Satoshi Nakamoto. Kjo shpikje çoi më pas në përhapjen e mbi 2000 kriptomonedhave të ndryshme, duke ndikuar në botën e financave dhe investimeve. Procesi i printimit në 3 dimensione ka lindur në vitin 1986 me stereolitografinë. Por që nga viti 2009, me skadimin e patentës për teknologjinë FDM (Fused Deposition Modeling), po shohim përhapjen e saj në shumë fusha, nga mjekësia në ndërtim, deri në hulumtimet mbi ushqimin. 2011: Ndihmësi virtual. I pari që u hodh në treg ishte Siri (nga kompania Apple), duke kurorëzuar një rrugëtim tëgjatë në fushën e komandave zanore, që ishte nisur nga kompania Bell që në vitin 1952. Kompania Microsoft u kundërpërgjigj në vitin 2014 me Cortana-n. Por pika e kthesës erdhi me Alexa dhe Google Home, të cilat integrojnë asistentët virtualë duke sjellë automatizimin e shtëpive moderne. 2014: Tv sipas kërkesës. Interneti e ka revolucionarizuar mënyrën se si shohim TV. Nëse deri 10 vjet më parë, ishte praktikë ndryshimi i kanaleve apo marrja me qira e DVD-ve, sot gjithnjë e më shumë njerëz mbështeten tek platformat që ofrojnë përmbajtje transmetimi sipas kërkesës në këmbim të një tarife vjetore. Bumi erdhi me Netflix, më pas erdhi Apple TV, Prime Video, Disney+ etj.
Comments