Karreç, Durrës, Shqipëri | 11 emigrantë të paligjshëm u arratisën mbrëmjen e djeshme nga qendra e pritjes në Karreç të Durrësit.
Nuk dihet nëse emigrantët u ndihmuan për t’u arratisur nga qendra, e cila, është nën kontroll policor.
Agjencia e Mbikqyrjes Policore (AMP) nisi një hetim brenda qendrës ku janë marrë në pyetje punonjësit e Policisë së Shtetit që kanë qenë në shërbim gjatë momentit kur ka ndodhur arratisja.
Të gjithë ata u shoqëruan më herët nga autoritetet shqiptare, të kapur në tentativë për të kaluar ilegalisht kufirin të ndihmuar edhe nga grupe kriminale që merren me trafikimin e emigrantëve të paligjshëm.
Qendra ka qëllim strehimin e të huajve të parregullt në territorin e Republikës së Shqipërisë, ndaj te cilëve, është marrë një masë ndalimi e ligjshme.
Qendra e mbyllur është një strukturë në varësi të Drejtorisë së Migracionit, pjesë e Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Commentaires