200 KOLEGJE DHE UNIVERSITETE AMERIKANE MORËN 13 MILIARDË $ TË CILAVE NUK U DEKLARUAN ORIGJINËN.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Nov 8, 2023
- 5 min read

Nga znj. Beri Uais (Bari Weiss)*.
Uashington, Amerikë | Sipas një raporti të ri, të paktën 200 kolegje dhe universitete amerikane, fshehën në mënyrë të paligjshme, informacione për rreth 13 miliardë dollarë, në kontribute të pazbuluara, nga regjimet e huaja.
Që nga masakra e Hamasit e 7 tetorit 2023, ka qenë e vështirë të humbasësh shpërthimin e urrejtjes antisemite që ka mbërthyer kampuset e kolegjeve në të gjithë vendin.
Në Kournll (Cornell), një student postoi një thirrje për t'i ndjekur (hebrenjtë) në shtëpi dhe për t'u prerë fytin, dhe një profesor tha se sulmi terrorist e energjizoi dhe e ngazëllo atë.
Në Harvard, një turmë studentësh rrethuan një student izraelit, duke e rrethuar atë, ndërsa thërrisnin turp, turp, turp. Në dhjetëra kampuse të tjera, studentët u mblodhën për të festuar Hamasin.
Përgjigja e administratës së shkollave ka qenë alarmante.
Me pak përjashtime, menjëherë pas 7 tetorit 2023, presidentët e universiteteve lëshuan deklarata të paqarta për sulmin fillestar.
Madje disa profesorë e festuan. Dhe fokusi nga ana e burokratëve të administratës, ka qenë në mbrojtjen e studentëve që rrëzojnë postera.
Nga erdhi gjithë kjo urrejtje është një pyetje që ia vlen të meditohet.
Siç kanë dokumentuar Riçll Fish (Rachel Fish) dhe të tjerë për disa dekada, një botëkuptim toksik - moralisht relativist, anti-izraelit dhe antiamerikan - ka qenë duke u inkubuar në departamentet e studimeve të zonës, dhe programet e teorisë sociale në universitetet elitare.
Narrativa të tëra janë ndërtuar për të dehumanizuar izraelitët, dhe për ta quajtur Izraelin si një projekt të bardhë kolonial, që duhet rezistuar.
Studentët që shihni në videot që qarkullojnë në internet janë marinuar në këtë ideologji, e cila, mund të përcaktohet më së miri nga ajo që është kundër: gjithçka perëndimore.
Shumë me të drejtë pyesin se si u bë kaq keq? Si arritën drejtuesit e universiteteve të lavdërojnë, në vend që t'i ndalin tubimet e urrejtjes në kampuse dhe frikësimet antisemitike? Pse liderët e kampusit tani po përballen me antisemitizmin? Si munden institucionet që supozohet se janë të përkushtuara ndaj vlerave liberale të jenë vatra të tilla të antisemitizmit dhe aktivizmit anti-izraelit?
Në pjesën më të madhe, është një histori e fuqisë së ideve - në këtë rast, të tmerrshmeve - dhe sa shpejt ato mund të përhapen.
Por, është gjithashtu një histori e një fushate ndikimi, nga aktorë shumë jashtë kampuseve universitare, që synon të derdhë karburant, mbi një zjarr tashmë të ndezur brenda.
Ne kemi ditur për disa kohë për lidhjet midis agjitatorëve të kampusit anti-Izrael, si Studentët për Drejtësi në Palestinë, dhe rrjeteve të dyshimta të aktivistëve jashtë kampusit anti-Izrael.
Por falë punës së Institutit të Kërkimeve për Infektimin e Rrjetit (NCRI), një qendër kërkimore jofitimprurëse, ne tani kemi një pamje më të qartë të forcave financiare në lojë, në një nivel më të lartë institucional.
Sot, pas muajsh kërkimi, NCRI publikoi një raport (që përfshin katër studime të veçanta) pas parave.
Raporti zbulon se të paktën 200 kolegje dhe universitete amerikane, fshehën në mënyrë të paligjshme, informacione për rreth 13 miliardë dollarë, në kontribute të pazbuluara nga regjimet e huaja, shumë prej të cilave, janë autoritare.
Për më tepër, ndërsa korrelacioni nuk është shkakësor, ata zbuluan se numri i incidenteve antisemitike të raportuara në një kampus të caktuar ka një lidhje kuptimplotë me faktin nëse ai universitet ka marrë fonde (të zbuluara dhe të pazbuluara) nga regjimet, ose subjektet e lidhura me regjimet, në Lindjen e Mesme.
Në përgjithësi, autorët e raportit shkruajnë, se një fluks masiv i donacioneve të huaja, të fshehura për institucionet amerikane të arsimit të lartë, shumica prej tyre nga regjimet autoritare, me mbështetje të dukshme nga burimet e Lindjes së Mesme, reflekton ose mbështet nivele të larta të intolerancës ndaj hebrenjve, hetim të hapur, dhe shprehjes së lirë.
Raporti i NCRI zbuloi se: Nga viti 2015-2020, institucionet që pranuan para nga donatorët e Lindjes së Mesme kishin mesatarisht, 300% më shumë incidente antisemitike, sesa ato institucione që nuk pranuan.
Nga viti 2015-2020, institucionet që pranuan fonde të pazbuluara nga donatorë autoritarë kishin mesatarisht 250% më shumë incidente antisemitike sesa ato institucione që nuk pranuan.
Të paktën 200 kolegje dhe universitete amerikane fshehën në mënyrë të paligjshme, informacione për rreth 13 miliardë dollarë, kontribute të padokumentuara, nga regjimet e huaja, shumë prej të cilave, janë autoritare.
Kampuset që pranojnë para të pazbuluara kanë mesatarisht 85% më shumë gjasa të shohin fushata që synojnë studiuesit akademikë për sanksione, duke përfshirë fushatat për të hetuar, censuruar, ulur, pezulluar ose përfunduar.
Ky grafik nga NCRI kap marrëdhënien midis donacioneve të fshehura të huaja dhe antisemitizmit në kampus:
Pra, kush po e bën këtë financim të fshehur?
Katari, vendi ku aktualisht banon lidershipi i Hamasit, është shumë larg donatori më i madh i huaj për universitetet amerikane, siç dokumentoi së fundmi Eli Leik (Eli Lake) në këto faqe.
Natyrisht, lidhja (korrelacioni) nuk është shkakësi.
Megjithatë, raporti i NCRI zbuloi se një parashikues i besueshëm, i intensitetit të antisemitizmit në kampus, ishte shuma e parave të pazbuluara, që një universitet i caktuar merrte nga regjimet e Lindjes së Mesme. Ish-presidenti i Universitetit të Harvardit, Leri Samërs (Larry Summers), më tha se ai beson se donatorët dhe sigurisht udhëheqësit autoritarë që dhurojnë universiteteve mund të kërkojnë të forcojnë imazhin ose perceptimin e tyre për legjitimitetin.
Por, ai tha gjithashtu se dyshon se ata po kërkojnë, ose mund të kenë sukses, në ndryshimin e qëndrimeve, ose politikave specifike në kampus.
“Unë jam cinik. Zakonisht mendoj se gjërat kanë të bëjnë me paratë. Por, nuk mendoj se kjo ka të bëjë me paratë. Ose të paktën jo në radhë të parë”, më tha një ish-president, i një kolegji të shquar, të arteve liberale.
“Nëse shikoni profesorët e kolegjit që nënshkruajnë këto deklarata të ndryshme, nuk mendoj se kjo është për shkak se ata njerëz morën para në ndonjë mënyrë domethënëse, nga një vend si Katari. Janë njerëzit që janë ideologjikisht pjesë e një lëvizjeje – pavarësisht nëse e quani atë postkoloniale apo antikoloniale – që kundërshtojnë thellësisht Izraelin.”
Ka mundësi të tjera që mund të shpjegojnë gjetjet e NCRI.
Një gjë mjaft e qartë mund të jetë se regjimet e Lindjes së Mesme, po sponsorizojnë poste profesorësh, të mbajtura nga ose programe të drejtuara nga profesorë ose administrator, që kanë pikëpamje anti-izraelite, dhe përdorin platformën e tyre, për t'i përhapur ato.
Ky fakt, në vetvete, nuk do të ishte lajm.
Një mundësi tjetër është që universitetet, të etur për të tërhequr dhe mbajtur fondet e Lindjes së Mesme, të promovojnë pozicione që ata mendojnë se do të kënaqin ndjeshmërinë e regjimeve të Lindjes së Mesme.
Ose ndoshta është se universitetet që janë indiferentë ndaj mizorive të kryera, ose të falura, nga disa prej financuesve të tyre më të mëdhenj, janë gjithashtu indiferentë ndaj antisemitizmit në rritje në kampus, duke e lejuar atë të lulëzojë.
E njëjta gjë do të ishte e vërtetë për lirinë e shprehjes, dhe lirinë akademike.
Së paku, gjetjet e NCRI mund të shpjegojnë pse presidentët e universiteteve, puna kryesore e të cilëve është mbledhja e fondeve, mund të kenë qenë kaq të ngadaltë për t'u përgjigjur pas masakrës së 7 tetorit 2023, dhe kur e bënë, ata në pjesën më të madhe lëshuan deklarata të dobëta.
Një gjë që e kam të vështirë ta besoj, është se këto vende, u japin universiteteve dhurata me nëntë dhe dhjetë shifra, duke mos pritur asgjë në këmbim.
*Bari Weiss, lindur më 25 mars 1984, është një gazetare, shkrimtare dhe redaktore amerikane. Ajo ishte redaktore e shkrimeve dhe recensioneve të librave në The Wall Street Journal (2013–2017), dhe redaktore e stafit të op-ed dhe shkrimtare mbi kulturën dhe politikën në The New York Times (2017–2020). Që nga 1 marsi 2021, ajo ka punuar si kolumniste e rregullt për gazetën e përditshme gjermane Die Welt. Znj. Uaiz (Weiss) themeloi kompaninë mediatike The Free Press (dikur Common Sense) dhe pret podcastin “Sinqerisht”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments