
Sirakuzë, Itali | Tre veta vdiqën dhe shtatë u plagosën, katër prej të cilëve në gjendje të rëndë.
Ky është raporti zyrtar i aksidentit rrugor të ndodhur sot pak para orës 14:00 në rrugën shtetërore 194 pranë kryqëzimit Kanelaxa (Cannellazza), në zonën e Karlentinit (Carlentinit), në Sirakuzë (Siracusa).
Viktimat janë Rosario Lucchese, 18 vjeç; Salvatore Lanza, 54 vjeç dhe Salvatore Pellegriti, 56 vjeç.
Të gjithë punëtorët e bujqësisë të një kompanie të Katanias, të cilët po mblidhnin portokalle për llogari të një kompanie në Adrano.
Sipas një rikonstruksioni fillestar, minibusi 9-vendësh që transportonte punëtorët e fermës dhe një furgon u përplasën kokë më kokë për arsye ende të paqarta.
Zjarrfikësit kanë nxjerrë viktimat nga rrënojat e automjeteve dhe dy autoambulanca dhe disa autoambulanca kanë dërguar të plagosurit në spital.
Punëtorët ishin të zënë duke mbledhur portokalle në Frankofonte (Francofonte) dhe po ktheheshin në Adrano.
Në vendngjarje, Karabinierët kryen sondazhe dhe grumbulluan elementë për të konstatuar dinamikën e aksidentit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments