5 ALTERNATIVAT PËR ZËVENDËSIMIN E PLATFORMËS YOU TUBE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Dec 12, 2023
- 2 min read
Uashington, Amerikë | Platforma virtuale e transmetimit video YouTube është bërë më agresive kohët e fundit, në përpjekjen për të ndaluar njerëzit të përdorin bllokuesit e reklamave. Nëse nuk dëshironi të paguani për të shfrytëzuar Youtube Premium, më poshtë gjeni një listë të site-ve që mund të iu shërbejnë si zëvendësues të platformës Youtube. 1. Vimeo. Kjo ueb-faqe është krijuar nga njerëzit që krijojnë filma, prandaj është një ndër zgjedhjet e preferuara për krijuesit. Për sa i përket cilësisë së videos, mund ta rivalizojë platformën Youtube, dhe nuk ka reklama.Funksionet e tjera i ka të ngjashme si komentet, ndjekësit, dhe mundësia për të shpërndarë pamjet në rrjete sociale. 2. DTube. Një nga platformat më të mira për video, e cila, është e përqendruar në mbrojtjen e privatësisë suaj. Përmbajtja e saj nuk ka server universal, por ruhet në blloukçein (blockchain). Gjithashtu kjo platformë nuk ka reklama, dhe krijuesit e përmbajtjes mund të fitojnë para të shprehura në kriptovaluta. 3. Metacafe. Kjo platformë virtuale është më e vjetër se vetë Youtube. Përmban video jo më të gjata se 90 sekonda, dhe cilësia e imazhit të tyre është përgjithësisht më e ulët se në shumicën e platformave tjera. Metacafe mund të shërbejë si një bazë e mirë për fotografi qersharake, dhe mësime të shpejta. 4. Dailymotion. Njihet si një ndër platformat më të njohura të videove, e cila, nuk është për çudi duke e pasur parasysh faktin se shumë njerëz thonë se është “më e përafërta që mund të krijosh pa qenë Youtube”. Ajo video deri në 20 minuta, ndërsa dizajni dhe kategoritë e saj janë të ngjashme me Youtube. E vetmja gjë, për fat të keq, është se përmban edhe reklama. 5. 9GAG TV. Njihet për videot e shkurtra dhe qesharake. Është plot me GIF dhe foto qesharake, që janë të zakonshme në rrjetet sociale. Përmbajtja e tij është e kategorizuar, kështu që është e lehtë për ju të gjeni atë që dëshironi. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments