top of page
E BARDHË SHIRIT.png

5 VJET SPAK: ZV.NDIHMËS SEKRETARI PËR BALLKANIN PERËNDIMOR ALEKSANDËR (ALEXANDER) KASANOF DHA NJË MESAZH.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Dec 19, 2024
  • 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Zv.ndihmës Sekretari për Ballkanin Perëndimor, Aleksandër (Alexander) Kasanof, i cili, ndodhet në Tiranë, në 5-vjetorin e krijimit të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organiuzar (SPAK), ka vënë theksin mbi progresin e reformës në drejtësi.

 

Teksa festoni pesë vitet e para të SPAK-ut si institucion, është thelbësore të ndaloni dhe të përsiateni mbi progresin e reformës në drejtësi në Shqipëri. Bashkëqytetarët tuaj shqiptarë ishin dhe vazhdojnë të jenë forca shtytëse e reformës në drejtësi në Shqipëri. Ata kërkuan ndryshim dhe qeveria dëgjoi”, tha z. Kasanof, gjatë ceremonisë së SPAK-ut, ndërsa mesazhin e ka shpërndarë edhe ambasada amerikane e akredituar në Tiranë.

 

U desh guxim i jashtëzakonshëm për të nisur këtë udhëtim. Guxim që drejtuesit politikë të tregonin vullnet politik për të ndryshuar kushtetutën dhe ligjet e Shqipërisë me shpresën për një të ardhme më të mirë.


Guxim për të ndërtuar një institucion nga hiçi, për të vënë në jetë ligjet tuaja të sapomiratuara.


Dhe guxim për të punuar shumë për të luftuar fuqinë e korrupsionit dhe krimit të organizuar me energji të qëndrueshme.


Ky guxim dhe vullnet për të bërë ndryshime për një të ardhme më të ndritur janë po aq të rëndësishëm sot sa ç’ishin në fillimet e rrugëtimit të reformës në drejtësi të Shqipërisë”, thuhet në njoftim.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Комментарии

Оценка: 0 из 5 звезд.
Еще нет оценок

Добавить рейтинг
bottom of page