7 MËNYRA PËR PASTRIMIN E MUSHKËRIVE NË MËNYRË SA MË NATYRALE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Oct 1, 2023
- 1 min read

Romë, Itali | Miliona veta vuajnë nga sëmundjet kronike të mushkërive (pulmonare), prandaj duhet të mësoni të kujdeseni çdo ditë për shëndetin e tyre, në mënyra sa më natyrale.
Mënyrat janë këto:
1- Konsumoni lëngje që pastrojnë organizmin. Ujë i ngrohtë dhe mjaltë, ujë me limon, çaj jeshil, lëng karrote, shafran dhe ginger, banane dhe spinaq.
2- Praktikoni teorinë e kripës, e cila, është kryerja e frymëmarrjeve të plota me grimca të vogla kripe. Quhet halotherapy, dhe është një alternativë e mirë për probleme si astma, bronkiti apo kolla. E këshillueshme është kripa e Himalajave.
3- Përdorni vaj rigoni, por për më shumë efekt atë përziejeni me vaj bajamesh, duke vendosur 1 ose 2 pika poshtë qiellzës. Përpiquni t’i mbani pikat e vajit për 3 deri 5 minuta, dhe më pas, shpëlani gojën me ujë të freskët. Për të parë efektet duhet ta përsërisni 3 herë në ditë për të paktën, 1 ose 4 javë. 4- Bëni dushe të ngrohta jo më shumë se 3 herë në javë, me qëllim që të mbroni edhe lëkurën.
5- Shmangni produktet pikante, erëzat e forta apo ushqimet e procesuara.
6- Pastroni gjuhën, duke larë bakteret që mblidhen tek ajo.
7- Bëni ushtrime fizike për të pastruar mushkërinë, të cilat t’i shoqëroni me frymëmarrje të plota.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Comments