top of page
E BARDHË SHIRIT.png

LAGJJA “QENDRESA”; PRISHTINË | U ARRESTUAN ARIF KRASNIQI DHE FLAMUR KRASNIQI: AKUZOHEN PËR FALSIFIKIM DOKUMENTASH.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 7
  • 2 min read

Lagjja “Qendresa”, Prishtinë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:

1- Z. Arif Krasniqi.

2- Z. Flamur Krasniqi.

 

Ata akuzohen se kanë falsifikuar dokumente, pasaporta e leje drejtimi automjetesh (patenta) të rreth 50 shteteve.

 

Pajisjet për falsifikim dokumentesh autoritetet e hetimit penal i gjetën në një shtëpi në lagjen “Qendresa”, në Prishtinë.

 

Z. Arif Krasniqi akuzohet për veprën penale të parashikuar si:

1- Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”.

2- Falsifikimi i dokumentit”.

 

Ai ka qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

 

Emri i tij ishte në mesin e 157 emrave të ish-pjesëtarëve të UÇK-së që ishin shpallur në kërkim policor ndërkombëtar nga Republika e Serbisë nëpërmjet Interpol-it.

 

Policia e Kosovës ka ndaluar personin e dyshuar te Flamur Krasniqi i cili po e drejtonte automjetin Pikap ngjyrë e bardhë, në te cilin i kishte të ngarkuara 16 çanta (kufera) të mbushura me dokumente të ndryshme blanko (te zbrazëta) dhe të mbushura, si pasaporta, patentshofera, etj të shteteve të ndryshme të botës si dhe material (hologram) qe shërben për prodhimin e dokumenteve te falsifikuara, po ashtu pasi është kryer kontrollimi i një shtëpie ne lagjen Qëndresa në të njëjtin objekt janë gjetur edhe aparatura të ndryshme për prodhimin e atyre dokumenteve te dyshuara te gjetura tek i pandehuri”, thuhet në dosjen e Prokurorisë.

 

Z. Flamur Krasniqi akuzohet për veprën penale të parashikuar si:

1- Falsifikimi i dokumentit”.

 

Policia e Kosovës më 24 janar 2025 ndaloi një automjet në Prishtinë, ku gjeti dokumente të zbrazëta të shteteve të ndryshme të botës.


Shoferi me inicialet (F.K.) u arrestua dhe i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.


Pas hetimeve intenzive, u zbulua një shtëpi në Prishtinë që shërbente si laborator i sofistikuar për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara, si pasaporta, karta identiteti dhe patentë shoferë.


Në bastisje u sekuestruan dëshmi relevante, makina laserike, printerë, mbi 20,000 mikroçipa dhe mijëra dokumente nga 51 shtete të ndryshme të botës.


Ky rast po hetohet si ‘Falsifikim i dokumenteve’ dhe ‘Krim i organizuar’ nga Prokuroria Speciale”, thuhej në njoftim zyrtar.

 

Prokuroria Speciale bën të ditur se në kërkim policor janë shpallur edhe tetë subjekte të tjerë me statusin e bashkëpunëtorëve të tyre.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page