top of page
E BARDHË SHIRIT.png

A DO T’I MBIJETOJË ERDOGANIZMI ERDOGANIT? | TURQIA: PJESA E PARË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 17, 2023
  • 6 min read

Nga z. Marko Karnelos (Marco Carnelos).

Romë, Itali | Në ditët para samitit të fundit të NATO-s, në Vilnius, të gjithë aktorët kryesorë në këtë ngjarje, vëzhguan me nervozizëm lëvizjet e një prej anëtarëve të Aleancës.


Në veçanti, Sekretariati, aksioneri referencë, Shtetet e Bashkuara, së bashku me tre të ftuar të gurtë: Suedia, kandidate për t'u anëtarësuar në Aleancë; Ukraina e varfër, e cila pesëmbëdhjetë vjet pas Samitit të NATO-s në Bukuresht në 2008, ku u njoftua hyrja e saj e ardhshme në organizatë, duhej të kënaqej me një përfundim thelbësisht identik, me atë të pesëmbëdhjetë viteve më parë, madje edhe Bashkimin Evropian, i cili, në një botë ideale, ku autonomia vlerësohej, edhe sikur të ishte strategjike, do të dallohej qartë nga NATO.


Në origjinën e tensionit, në brigjet e Balltikut, ishte presidenti turk Rexhep Taip Erdogan.


Për disa ditë ai mbajti frymën e të gjithëve, përpara se të ofronte pëlqimin e tij, për hyrjen e Suedisë në AleancënAtlantike, por, nxitoi të shtonte se Parlamenti turk do të ketë fjalën përfundimtare, si pjesë e rinisjes së procesit të pranimit të Turqisë në Bashkimin Evropian, i pezulluar që prej 2007.


Kjo situatë duhet të ketë krijuar gjithashtu shumë konfuzion, me përmbysjet e roleve, që nuk ishin asgjë më pak se tragjikomike.


Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen tha se hyrja e Suedisë në NATO ishte një“piketë historike”,ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha se “Turqia është më afër BE-së”.


Asgjë më e mirë se këto dy deklarata të kryqëzuara, nuk ilustrojnë se si të dy organizatat tani janë mbivendosur, dhe udhëheqësit e tyre përkatës janë bërë të këmbyeshëm.


Duke lënë mënjanë aktorët mbështetës, apo drejtuesit aktualë të NATO-s dhe Komisionit të BE-së, është më e përshtatshme të fokusohemi tek protagonistët, ata që - në të mirë e në të keq - kanë bërë dhe po bëjnë histori.


Në këtë pjesë të parë të shekullit të njëzet e një, presidenti turk duket të jetë i qetë në rolin e fundit.


Është e vështirë të gjesh në dy dekadat e fundit një lider më të paparashikueshëm, të paskrupullt, por në të njëjtën kohë, më karizmatik se presidenti aktual i Turqisë.


Ndoshta është ende e parakohshme të imagjinohet, nëse ky i fundit, do të ketë një ndikim në vendin e tij të barabartë ose më të madh se z. Mustafa Kemal, babai i Turqisë moderne; por, nuk ka dyshim se përpara rëndësisë ndërkombëtare që z. Erdogan ka mundur t'i lërë përshtypje vendit të tij, ai i z. Kemal Ataturk, sinqerisht, zbehet.


Nuk ka pasur asnjë dosje ndërkombëtare, në këto dy dekada, ku Turqia të mos ketë luajtur një rol: NATO, BE, Irak, Siri, Libi, Afganistan, Ukrainë, konflikti midis Azerbajxhanit dhe Armenisë, konflikti izraelito-palestinez, çështja kurde, terrorizmi, arab. Pranvera, Islami politik, flukset migratore, dosjet e energjisë, siguria ushqimore. Lista është sigurisht e përafërt si parazgjedhje.


Sigurisht që politika e jashtme turke ka njohur suksese dhe dështime, ndër këto të fundit, më i rëndësishmi ka ndodhur në Siri.


Përpjekja për të rrëzuar presidentin Bashar Al Assad, e kryer me aq kokëfortësi nga z. Erdogan ka dështuar, dhe dëmi kolateral - domethënë mbështetja për fundamentalizmin islamik dhe skajet afër Al Kaedës me të gjitha episodet e lidhura me terrorizmin - ka qenë shumë i lartë.


Ndër këto dëme kolaterale, sigurisht që nuk duhet të harrojmë rritjen e flukseve migratore drejt Evropës, në vitin 2015.


Z. Erdogan, megjithatë, nuk e humbi kurrë zemrën, dhe vazhdoi të luante në tavolina të shumta. Luftëtar nëKurdistanin turk, dhe atë irakian, vendimtar për të sjellë fitoren e Azerbajxhanit në konfliktin e fundit me Armeninë, shumë afër një suksesi spektakolar në ndërmjetësimin në pranverën e vitit 2022 për një armëpushim të mundshëm midis Rusisë dhe Ukrainës, thelbësore në përfundimin e marrëveshjes për eksportet e grurit nga Ukraina e cila ka parandaluar - për disa kohë - një krizë globale ushqimore.


Në Vilnius, z. Erdogan i luajti mirë letrat e tij. Askush tani nuk beson se Turqia do të jetë në gjendje të anëtarësohet në BE, por, lideri turk, do të merrte një sërë lëshimesh: një regjim më të hapur të vizave të BE-së për qytetarët turq, gjithmonë me BE-në një përmirësim të Marrëveshjes aktuale Doganore, dhe më në fund, drita jeshile nga Shtetet e Bashkuara për furnizimin e avionëve të rinj F16.


Situatat potencialisht destabilizuese, si djegia publike provokuese e Kuranit, e autorizuar në mënyrë të ngathët, dhe të pakuptueshme nga autoritetet suedeze, nuk kanë ndikuar, duke konfirmuar pragmatizmin e madh që z. Erdogan - nëse është e nevojshme - është në gjendje të shfaqë.


Një nga prioritetet kryesore të BE-së, menaxhimi i flukseve migratore nga Lindja e Mesme, dhe Afrika e Veriut, mbetet i kushtëzuar, nga vullneti i Ankarasë, e cila, pret miliona refugjatë sirianë, dhe luan një rol udhëheqës në Libi, nga ku një përqindje e madhe e flukseve të migracionit origjinën nga Afrika.


Prandaj, Ankaraja vazhdon të adoptojë një politikë të gjeometrisë së ndryshueshme: ajo është anëtare e NATO-s, por nuk pajtohet me sanksionet perëndimore kundër Rusisë, luan rolin ndërmjetësues në konflikt, por më pas mbështet aspiratën e Kievit për t'u bashkuar me NATO-n, dhe liron 4 anëtarë të shquar të Brigadës Azov, e kapur në Mariupol duke, thyer marrëveshjet e nënshkruara me Moskën, për shkëmbimin e të burgosurve midis Rusisë dhe Ukrainës.


Pas viteve dhe burimeve të shpenzuara për mbështetjen e Vëllazërisë Myslimane, tani Turqia, e etur për kapital, i hapet Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, të cilët, e shohin organizatën si tym dhe pasqyrë, dhe sapo ka rivendosur marrëdhëniet diplomatike me Egjiptin.


Madje, ka zëra për udhëtimin e ardhshëm të Presidentit El Sissi në Ankara.


Z. Erdogan duket gjithmonë i gatshëm të ndryshojë pozicionet e tij, sipas komoditetit të momentit, ai së shpejti mund të bëhet anëtari i parë i NATO-s që do t'i bashkohet BRICS (Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut), grupi që po shfaqet gjithnjë e më shumë si alter ego e G7-ës në skenën ndërkombëtare, dhe që do të dukej e orientuar për të krijuar monedhën e vet për tregtinë, alternativa ndaj dollarit: një gisht i vërtetë në sy, kundër Shteteve të Bashkuara, pasojat e mundshme të së cilës, janë ende për t'u vlerësuar.


Ky moskalim fillon të etiketohet me një term ad hoc: “Erdoganizëm”,pra një grup ideologjie, përdorimi i forcës, këmbëngulja dhe pragmatizmi.


Ideologjia i ka rrënjët në Islamin politik, që i lejon z. Erdogan të përfitojë ende nga një zonë e gjerë konsensusi në Anadollin e thellë, thelbi i vërtetë e i fortë i suksesit të tij shumëvjeçar politik.


Pragmatizmi ndiqet për interesin e pastër të vendit, dhe mbi të gjitha, interesin e tij personal, me një slogan të thjeshtë “dje është dje, dhe sot është sot”, pra, gjithçka, dhe e kundërta e gjithçkaje, është e mundur.


Në sjelljen e tij, presidenti turk përdor një dozë të aftë frikësimi dhe shprese. Për të plotësuar tiparet e spikatura tëerdoganizmit, kontribuoi me një dozë të fortë populizmi, mbi bazën e një lloj“fryme të të bërit”.


Shumë vepra madhështore infrastrukturore, të kryera nga z. Erdogan në njëzet vitet e fundit, kanë pësuar kritika të forta nga partitë laike, por, fakti mbetet se një pjesë e konsiderueshme e popullsisë turke gjen në këto arritje arsye për krenari të fortë kombëtare.


Këshilltari kryesor i z. Erdogan, z. Ibrahim Kalin, i cili, sapo është emëruar shef i inteligjencës, në vend të z. Hakan Fidan, i cili kalon në ministrinë e jashtme, pas më shumë se një dekade në detyrë, shpiku termin “vetmi e çmuar”, në 2013, për të identifikuar dhe justifikuar populistin e zgjedhjeve turke, veçanërisht në periudhën vendimtare midis Pranverës Arabe të vitit 2010, dhe grushtit të dështuar të 2016-ës.


Vetmia e çmuar” ishte, për një kohë të gjatë, një shumëfishues i pushtetit për liderin turk.


Sinteza e gjithë këtij grupi zgjedhjesh, dhe sloganesh politike, rrjedh në sintezën “Islami turk”, që luan një rol udhëheqës, si në politikën e brendshme, ashtu edhe në atë të jashtme të Turqisë, me degëzime të dukshme drejt Azisë Qendrore, ku tendosja gjuhësore turke është mjaft e përhapur.


Problemi kryesor i z. Erdogan, natyrisht, është z. Erdogan, veçanërisht kokëfortësia e tij.


Nga ana ekonomike, ku situata në Turqi nuk është aspak rozë, edhe për shkak të tërmetit të tmerrshëm të fundit, ajo ka miratuar vitet e fundit disa zgjedhje ekonomike që bien ndesh hapur me bazat e makroekonomisë; Për shembull, pretendimi për të luftuar nivelin shumë të lartë të inflacionit në vend, duke ulur, dhe jo duke rritur nivelin e normave të interesit.


Me numrin e ministrave të financave, dhe guvernatorëve të bankave qendrore, të shkarkuar nga z. Erdogan në vitet e fundit, një klub futbolli mund të formohet.


Megjithatë, nuk është rastësi, që, pas Samitit të Vilniusit, dojeni (personi më i respektuar ose më i shquar në një fushë të caktuar) i gazetarëve investigativë amerikanë - një nga të paktët e mbetur në kamp – z. Seimur Hersh (Seymour Hersh), dhe që ende mburret me burime të shkëlqyera në ganglion e pushtetit të Uashingtonit, zbuloi se në këmbim të hyrjes së Suedisë në NATO, Presidenti Baidn (Biden) i premtoi z. Erdogan një linjë kredie prej 11-13 miliardë dollarësh, që do të vihej në dispozicion nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.


Një krizë financiare, në fakt, mund të jetë kërcënimi kryesor për Turqinë, por, në të ardhmen, ka të ngjarë që edhe në këtë event të fundit fatkeq z. Erdogan të ketë disa lepuj për t'i nxjerrë nga kapela.


Në fund të fundit, ai mban çelësat e një pjese të furnizimeve energjetike të Evropës, në një kohë shumë kritike, dhe, mbi të gjitha, nëse do të vihej në qoshe, ai mund të hapte sërish brigjet ndaj një fluksi migrator miliona njerëzish, që po shkojnë drejt kontinentit të vjetër.


Ndërsa në çështjen komplekse turke, askush nuk duket se ka atu, pyetja kryesore mbetet: a do t'imbijetojë Erdoganizmi Erdoganit?


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Kommentarer

Gitt 0 av 5 stjerner.
Ingen vurderinger ennå

Legg til en vurdering
bottom of page