A MUND T’I REZISTOJË VËRTET E DREJTA NDËRKOMBËTARE KONFLIKTIT GLOBAL?
- Agjencia Telegrafike Vox
- Oct 24, 2023
- 5 min read

Uashington, Amerikë | Nëse e drejta ndërkombëtare ka kapacitetin për të vendosur sundimin e ligjit, është një pyetje që mund të bëhet sot, ndërsa bota është dëshmitare e krimeve kundër njerëzimit të kryera në Izrael kundër familjeve të tëra, duke përfshirë foshnjat, vëllezërit e motrat e tyre, prindërit dhe gjyshërit, dhe ndërsa Ukraina ka hyrë në një vit të dytë i luftës kundër pushtimit të Rusisë në tokën e saj, një pushtim në kundërshtim të qartë të së drejtës ndërkombëtare të kodifikuar dhe zakonore.
Një vështrim në historinë e së drejtës ndërkombëtare moderne, mund të sqarojë disa nga arsyet që duket se po dështon.
E drejta ndërkombëtare moderne filloi me një grup ndërkombëtaristësh të përkushtuar pas Luftës së Parë Botërore.
Ata besonin, si shumë në Perëndim, se kishte qenë lufta për t'i dhënë fund të gjitha luftërave, dhe ata shpresonin të zhvillonin ligje ndërkombëtare, që do të siguronin që parimet e mirësjelljes njerëzore, dhe paqes, do të përjetësoheshin që atëherë.
Internacionalistët ishin evropianë kontinentalë, të zhytur në të menduarit iluminist. Filozofët iluministë besonin se përparimi në shkencat shoqërore, ishte i mundur, ashtu siç ishte në shkencat natyrore.
Lufta e Parë Botërore përfundoi në vitin 1918.
Traktatet e Versajës që u lidhën në fund të luftës, dhe të cilat nuk u ratifikuan kurrë nga SHBA-të, ndër të tjera kishin vendosur kërkesa, që vendet e mposhtura të respektonin popullsinë e tyre minoritare.
Këto dispozita ishin shumë të papëlqyeshme, dhe më pas shpesh shkeleshin.
Në vitin 1933, Hitleri kishte ardhur në pushtet në Gjermani.
Internacionalistët vazhduan të takoheshin deri në vitin 1939, në prag të Luftës së Dytë Botërore.
Gjatë luftës së ardhshme, disa do të iknin nga Franca në Angli, disa për të humbur familjen në Holokaustin që pasoi.
Megjithë dështimin e plotë të sistemit të Versajës, dhe përpjekjeve të tyre, pas Luftës së Dytë Botërore, ata rifilluan ndërmarrjen e tyre me energji të pandërprerë.
Midis tyre ishin Rene Kasin (René Cassin), hartuesi i Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, dhe laureati i ardhshëm i Nobelit, Hersh Loterpakt (Hersch Lauterpacht), profesor i drejtësisë me origjinë polake, i arsimuar në Vjenë, profesor i drejtësisë në Kembrixh, dhe gjyqtar i ardhshëm në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, dhe Refëell Lemkin (Raphael Lemkin), i cili, shpiku termin gjenocid, dhe pas Luftës së Dytë Botërore, e kaloi jetën duke bërë fushatë për miratimin e Konventës së OKB-së për gjenocidin.
Të dy dokumentet e OKB-së këmbëngulin në rëndësinë e individit në të drejtën ndërkombëtare.
Sot, bota është e lidhur si kurrë më parë përmes teknologjisë dhe tregtisë. Ajo është bërë vërtet ndërkombëtare në këto kuptime.
E drejta ndërkombëtare këmbëngul se edhe ajo është globale. Megjithatë, është krijimi i evropianëve, nga një prejardhje e veçantë kulturore, historike, shoqërore dhe fetare (judeo-kristiane).
Nëpërmjet pretendimit të saj, për universalitet, ajo zbatohet për popujt që nuk patën pjesë në krijimin e saj, dhe kulturat, historitë, prejardhja sociale, dhe fetare e të cilëve, mund të kenë pak të përbashkëta, me ata që formuan të drejtën moderne ndërkombëtare.
Nëse një grup beson se lufta është e mirë, jo e keqe, si mund të shpresojë të ketë efekt ligji ndërkombëtar i bazuar në kërkesën e paqes?
E drejta ndërkombëtare sot njeh të drejtën për vetëmbrojtje. Të gjitha operacionet e tjera ushtarake, janë të paligjshme, përveç rasteve të miratuara më parë nga OKB-ja.
OKB-ja sot është e paaftë nga përbërja e anëtarëve të saj të përhershëm, sepse, ata, vënë veton ndaj njëri-tjetrit, për çështje të mëdha gjeopolitike.
Kështu, edhe pasi përpjekja e kufizuar e OKB-së për të monitoruar çështjet në Bosnje kishte dështuar për të parandaluar një masakër, ajo refuzoi të miratonte inkursionin ushtarak të NATO-s në vitin 1995, për të parandaluar humbjet e mëtejshme të jetëve.
Sot, kërkesa për miratimin e OKB-së për ndërhyrjen ushtarake humanitare nënkupton një premtim virtual të mosveprimit.
Prandaj, gjithnjë e më shumë studiues të së drejtës ndërkombëtare, kanë bërë thirrje, për ndërhyrje ushtarake humanitare, pa miratimin paraprak të OKB-së, pavarësisht nga rreziqet e abuzimit ,që kjo mund të sjellë.
Disa në komunitetin e së drejtës ndërkombëtare nuk besojnë se lufta është e nevojshme, dhe vazhdojnë të besojnë se ndjekja e një ligji ndërkombëtar, që urdhëron paqen, është mënyra për të arritur një botë të paqes, edhe nëse kjo nënkupton tolerimin e disa shkeljeve, sado të padrejta, gjatë rrugës dhe edhe duke pranuar paralizën e OKB-së në autorizimin e ndërhyrjeve ushtarake humanitare.
Të tjerët, veçanërisht historianët e luftës, priren të mos pajtohen.
Pikëpamja e tyre është se gjatë periudhës së luftës së ftohtë, paqja u ruajt për shkak të parandalimit bërthamor, jo për shkak të ligjit ndërkombëtar, se lufta është endemike e natyrës njerëzore, dhe se është një gabim i rëndë të harrohet ndonjëherë, se lufta është një rrezik i afërt.
Pas gati tetëdhjetë vjet paqeje që nga Lufta e Dytë Botërore, Perëndimi nuk besonte më se mund të kishte një luftë tjetër të madhe evropiane, dhe kështu u trondit shumë nga pushtimi i Rusisë në Ukrainë.
Ky ishte gjithashtu gabimi që Evropa bëri para Luftës së Parë Botërore, sepse, asnjë luftë e madhe evropiane, nuk kishte ndodhur në njëqind vjet (1815-1914).
Disa besojnë se paqja evropiane ishte ruajtur kaq gjatë për shkak të aftësive të jashtëzakonshme diplomatike të Metternich në Kongresin e Vjenës (1814-1815), dhe se aftësia e ngjashme në balancimin e interesave midis të gjithë lojtarëve të fuqisë kryesore, është shpresa më e mirë sot, për t’u ruajtur në të ardhmen, nga luftërat katastrofike.
Nëse lufta është e pashmangshme, disa pyesin nëse mund të jetë morale.
Ata që besojnë se nuk është kurrë morale, madje kanë argumentuar kundër rregullave të sjelljes humane ushtarake, bazuar në besimin se rregulla të tilla, e bëjnë luftën më të këndshme për publikun, se sa më mizore të jetë lufta, aq më shumë ka gjasa që popullata të kërkojë fundin e saj.
Të tjerë besojnë se disa luftëra janë morale.
Ata priren të favorizojnë rregulla strikte të sjelljes humanitare, duke përfshirë trajtimin human të ushtarëve të kapur, dhe shmangien e çdo vdekjeje civile, nëse është e mundur.
Ne jetojmë në një botë armësh që mund të na shkatërrojë të gjithëve.
E drejta ndërkombëtare ka një rol për të luajtur, por historia tregon se ajo nuk e parandalon luftën, kur kombet mendojnë se interesat e tyre kërcënohen mjaftueshëm.
Diplomacia e aftë pa dyshim është gjithashtu një komponent i domosdoshëm i ruajtjes së paqes.
Megjithatë, realiteti që nuk mund të anashkalohet, dhe që është më i vështiri për t'u trajtuar, për të drejtën ndërkombëtare, dhe politikën publike, është se zemrat dhe mendjet e popullatës janë thelbësore.
Pa to, ligjet nuk do të jenë efektive, pavarësisht sa mirë të hartuara, të synuara apo të dëshirueshme mund të jenë.
Vivian Grosswald Curran është një profesoreshë e shquar e drejtësisë në Shkollën Juridike të Universitetit të Pitsburgut, dhe një Presidente e mëparshme e Shoqatës Amerikane të së Drejtës Krahasuese. Një diskutim më i thellë i këtyre çështjeve, do të jetë i disponueshëm, te “Rendi Ligjor Ndërkombëtar dhe Sundimi i Ligjit”, 33 S. Cal. Rev. L. & Soc. Drejtësia (e ardhshme, 2024).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentarios