A NDIHMON GPT-4 PËR KRIJIMIN E ARMËVE BIOLOGJIKE?
- Agjencia Telegrafike Vox
- Feb 5, 2024
- 1 min read
Uashington, Amerikë | OpenAI publikoi një studim që vlerëson rolin e GPT-4 në krijimin e armëve biologjike, duke gjetur një ngritje të lehtë në saktësi.
Studimi përfshiu 50 ekspertë të biologjisë dhe 50 studentë, duke vlerësuar aftësinë e tyre për të planifikuar krijimin e armëve biologjike me ose pa GPT-4.
Ndërsa ekspertët treguan një rritje të saktësisë prej 8.8%, studentët kishin 2.5%.
OpenAI thekson se rezultatet nuk janë statistikisht domethënëse, dhe se informacioni i vetëm nuk është i mjaftueshëm për një kërcënim.
Studimi synon të adresojë shqetësimet rreth inteligjencës artifiaciale (AI) që ul pengesat për krijimin e armëve biologjike, por, arrin në përfundimin se ChatGPT ndihmon vetëm pak në këtë drejtim.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
コメント