ALBINJANO (ALBIGNANO); MILANO; ITALI | DORINA BARDHI U PËRFSHI NË AKSIDENT AUTOMOBILISTIK: VDIQ | E BIJA 9 VJEÇE GJENDET NË SPITAL NË GJENDJE KRITIKE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 8
- 1 min read

Milano, Itali | Strukturat vendore të Policisë konstatuan se:
1- Një aksident automobilistik ngjau të hënën, në Milano, ku mbeti e vdekur znj. Dorina Bardhi, me moshë 46 vjeçe, banuese në Albinjano (Albignano).
Ajo ishte duke udhëtuar bashkë me vajzën e saj (9 vjeçe) kur u përplas me një kamion. E mitura u dërgua me helikopter në spital dhe gjendet në gjendje kritike për jetën.
Paraprakisht dyshohet se makina sapo kishte kaluar kryqëzimin dhe kishte hyrë në rrugën që të çonte drejt Kasana D’Adës (Cassana d’Adda) kur u përplas me kamionin që vinte nga drejtimi i kundërt.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit




Comments