top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ADMINISTRATA E USHQIMIT DHE BARNAVE (FDA) KA PËRCAKTUAR SE VAKSINA E RE KOVID PËR VJESHTËN DO TË DUHET TË SYNOJË VARIANTIN KP.2.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 14, 2024
  • 1 min read

Uashington, Amerikë | Në një vendim të befasishëm, i cili nuk ndjek mendimin e komitetit të saj të ekspertëve, Administrata e Ushqimit dhe Barnave ka përcaktuar se vaksina e re Kovid (Covid) për vjeshtën do të duhet të synojë variantin KP.2.

 

Vetëm një javë më parë, komisioni i specialistëve kishte rekomanduar një formulim të ri kundër mutacionit “nënë” JN.1.

 

Z. Petër (Peter) Marks, kreu i departamentit të rregulloreve të vaksinave të agjencisë, shprehu menjëherë mosmarrëveshjen e tij, duke e çuar FDA-në në rezolutën e re: kështu FDA u dha urdhër kompanive farmaceutike që të fillonin punën për zhvillimin e një imunizimi specifik kundër variantit KP.2, e cila tani është dominuese në SHBA, e ndjekur nga PK.3.

 

Të dhënat e fundit, që kanë të bëjnë edhe me rritjen e rasteve me Covid në disa zona të vendit, tregojnë se synimi i variantit KP.2 është zgjidhja më e mirë”, tha z. Marks.

 

Ne paguajmë çmime të pabesueshme për vaksinat mRna për Covid, të paktën duhet të marrim vaksinën më të freskët”, shtoi ai, duke bërë një krahasim me blerjen e qumështit.

 

Vaksinat e reja do të prodhohen nga Pfizer dhe Moderna, të cilat përdorin teknologjinë mRna, ndërsa nuk është e qartë nëse Novavax - e cila në vend të kësaj përdor metodologjinë tradicionale, me kohëra më të gjata prodhimi - do të jetë në gjendje të sigurojë imunizimin e ri.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page