top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ADMINISTRATA FEDERALE E BARNAVE JEP “OK” PËR MBJELLJEN E IMPLANTEVE NË TRU | KËRKOHEN KAVIE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 26, 2023
  • 2 min read

Uashington, Shtetet e Bashkuara të Amerikës | “Neuralink” ka njoftuar se ka marrë miratimin nga rregullatorët amerikanë për të testuar implantet e saj të trurit te njerëzit.


Z. Illën Mask (Elon Musk) ka thënë se lejimi i Administratës së Ushqimit dhe Barnave (FDA) për provën e parë klinike njerëzore është “një hap i parë i rëndësishëm” për teknologjinë e saj, e cila synon të lejojë trurin të ndërlidhet drejtpërdrejt me kompjuterët. Ky është një hap i parë i rëndësishëm që do të lejojë teknologjinë tonë të ndihmojë shumë njerëz një ditë”, shpjegoi kompania kaliforniane në llogarinë e saj në “Twitter”, duke shtuar se “rekrutimi për provat klinike nuk janë ende të hapura”.


Neuralink” projekton pajisje të lidhura që do të implantohen në tru për të komunikuar me kompjuterët drejtpërdrejt përmes mendimit. Ato do të duhet të përdoren kryesisht për të ndihmuar njerëzit që janë të paralizuar ose që vuajnë nga sëmundje neurologjike. Prandaj, kompania dëshiron t'i bëjë këto implante mjaft të sigurta dhe të besueshme për të qenë operacione elektive.


Njerëzit pastaj mund të paguajnë disa mijëra dollarë për të pajisur trurin e tyre me fuqi kompjuterike. Për z. Illën Mask (Elon Musk), këto çipa duhet të lejojnë njerëzimin të arrijë një “simbiozë me Inteligjencën Artificiale”, po të citohen fjalët e tij të vitit 2020, të shprehra në konferencën vjetore të kompanisë. “Tani jemi të sigurt se pajisja e Neuralink është gati për njerëzit, kështu që koha varet nga procesi i miratimit të FDA”, tha ai në Twitter, në fund të muajit nëntor, një muaj pasi bleu rrjetin shoqëror.


Miliarderi është mësuar me parashikime të rrezikshme, siç ishte rasti për autonominë e makinave elektrike “Tesla”. Ai vlerësoi në korrik të vitit 2019 se “Neuralink”, mund të kryente testet e para te njerëzit në 2020.

コメント

5つ星のうち0と評価されています。
まだ評価がありません

評価を追加
bottom of page