top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ADMINISTRATA TATIMORE: QYTETARËT SHQIPTARË KANË FITUAR 33 MILIONË € NGA RRJETET SOCIALE VIRTUALE NË VITIN 2024 (PAGESAT NGA BANKAT PËR INDIVIDË NGA PLATFORMAT FACEBOOK; YOUTUBE; GOOGLE ETJ…).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 6
  • 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Qytetarët shqiptarë kanë fituar 33 milionë € nga rrjetet sociale virtuale në vitin 2024, sipas Administratës tatimore, e cila, verifikoi shumën, nga pagesat që janë kryer me banka ndaj individëve nga platformat Meta, Facebook, Youtube, Google etj…

 

Të prodhuarit përmbajtje për rrjetet sociale virtuale por edhe realizimi fitimeve prej tyre, tashmë është përhapur gjerësisht edhe në Shqipëri.

 

Sipërmarrësi digjital Arbër Kadija ka treguar mënyrat se si fitojnë këta individë të ardhura që arrijnë edhe vlera të kënaqshme.

 

Nëse flasim për tregun shqiptar vlera e një konsumatori është e ulët ndërsa amerikani mund të shkoj deri në 50 cent 1 dollarë.


Një person që ka miliona shikime bëhet i vlefshëm për platformën e cila i jep një përqindje të fitimeve të veta.


Mënyra tradicionale është kontratat me bizneset lokale, ose siç janë platformat Youtube, TikTok.


Aktualisht platforma që jep më shumë është Google dhe Youtube dhe jo TikTok.


Një video në Youtube kur e shohin nga jashtë sjellin shumë fitime”, tha Arbër z. Kadija për transmetuesin televiziv  “TCh”.

 

Por, sipas ekspertëve të tregut, fitimet e qytetarëve shqiptarë janë edhe më të larta pasi llogaritë e tyre nuk rezultojnë të regjistruara në Shqipëri.

 

Për të monetizuar dhe platformat e tjera më shumë i regjistrojnë jashtë se shikuesi shqiptar ka vlerë të ulët dhe llogaria jote shihet me një sy jo aq të favorshëm. Është më shumë jashtë për ata që janë realisht të suksesshëm”, deklaroi ai.

 

Pyetje: Mbyllja e TikTok-ut sa i ka dëmtuar këta individë në realizimin e fitimeve?

 

Përgjigje: Besoj TikTok mund të dëmtoj 3-4% të krijuesve pjesa tjetër kanë formën tradicionale”, deklaroi z. Kadija.

 

Deri në 1 prill të gjithë individët të cilën kishin të ardhura mbi 1.2 milionë lekë bruto, realizonin fitime dhe nga qiratë por përfshirë edhe individët që përfitonin nga rrjetet sociale duhet t’i deklaronin deri në 1 prill 2025.

 

Drejtoria e Tatimeve njoftoi se rreth 143 mijë subjekte iu përgjigjen kësaj thirrje.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page