AEROPORTI NDËRKOMBËTAR I PRISHTINËS “ADEM JASHARI” | U ARRESTUA BLERTON HAJDARI NGA PODUJEVA: AKUZOHET PËR SHKELJE PENALE TË PARASHIKUAR SI “SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR” || U KONFLIKTUA ME POLICINË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 10
- 1 min read

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, Prishtinë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Blerton Hajdari, nga Podujeva.
Ai akuzohet se sulmoi fizikisht tre zyrtarë policorë, por jo vetëm, ai kreu ndaj tyre edhe kanosje verbale: “Ku t'ju shoh do t’ju vras, nuk jua harroj fytyrat”.
Konflikti fizik dhe verbal mes tyre ngjau ndërkohë që z. Hajdari ishte në procedurë kontrolli në zonën e rrezeve Iks (X-ray).
Ai synonte të udhëtonte drejt Gjermanisë.
Zyrtarisht z. Hajdari akuzohet për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Sulm ndaj personit zyrtar”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments