top of page
E BARDHË SHIRIT.png

AFGANISTANI NJOFTOI SHKËMBIMIN E TË BURGOSURVE ME SHBA-ës | LUFTËTARI AFGAN KHAN MOHAMMAD I DËNUAR ME BURGIM TË PËRJETËSHËM NË KALIFORNI U LIRUA DHE U RIATDHESUA.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Uashington, Amerikë | Qeveria talebane e Afganistanit njoftoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të lironin një të burgosur afgan në këmbim të të burgosurve amerikanë, pas diskutimeve të gjata të ndihmuara nga Katari dhe një ditë pasi presidenti amerikan Danlld Tramp (Donald Trump) mori detyrën.

 

Një luftëtar afgan, i quajtur Khan Mohammed, i burgosur në Amerikë është liruar në këmbim të qytetarëve amerikanë dhe është riatdhesuar në vend”, tha Ministria e Punëve të Jashtme afgane në rrjetin social virtual Iks (X), duke specifikuar se burri ishte duke vuajtur një dënim të përjetshëm në Kaliforni pasi u arrestua gati dy dekada më parë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page