top of page
E BARDHË SHIRIT.png

AGJENCIA E FËMIJËVE E OKB-së (UNICEF): TË PAKTËN 322 FËMIJË U VRANË NË GAZA NË 10 DITË; SHUMICA U ZHVENDOSËN NË TENDA OSE SHTËPI TË RRËNUARA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 1
  • 2 min read

Jorku i Ri, Amerikë | Ofensiva e përtërirë e Izraelit në Gaza ka vrarë të paktën 322 fëmijë dhe ka plagosur 609 të tjerë në 10 ditët e fundit”, sipas UNICEF-it.

 

Shifrat përfshijnë fëmijë që thuhet se u vranë ose u plagosën kur reparti kirurgjik i spitalit Al Nasser në Gazën jugore u godit në një sulm më 23 mars”, tha në një deklaratë Agjencia e Fëmijëve e OKB-së.

 

Shumica e këtyre fëmijëve - shton UNICEF - ishin të zhvendosur dhe ishin strehuar në tenda të improvizuara ose shtëpi të dëmtuara”.

 

Pas përfundimit të një armëpushimi gati dy mujor në luftën e tij me Hamasin, Izraeli rifilloi bombardimet e rënda të Gazës më 18 mars 2025 dhe më pas nisi një ofensivë të re tokësore.

 

Armëpushimi në Gaza ka ofruar një litar shpëtimi dëshpërimisht të nevojshëm për fëmijët e Gazës dhe shpresë për një rrugë drejt rimëkëmbjes”, tha drejtoresha ekzekutive e UNICEF-it Kethrin Rasll (Catherine Russell).

 

Por fëmijët janë hedhur edhe një herë në një cikël dhune vdekjeprurëse dhe privimi”, shtoi znj. Rasll (Russell).

 

Të gjitha palët duhet të respektojnë detyrimet e tyre sipas ligjit ndërkombëtar humanitar për të mbrojtur fëmijët.


Në gati 18 muaj lufte, më shumë se 15000 fëmijë thuhet se janë vrarë, mbi 34000 janë plagosur dhe gati një milion fëmijë janë zhvendosur dhe privuar vazhdimisht nga shërbimet bazë”, raporton UNICEF-i, duke bërë thirrje për t'i dhënë fund armiqësive dhe që Izraeli t'i japë fund ndalimit të ndihmave humanitare që hyjnë në Gaza, që nga 2 marsi 2025.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

ความคิดเห็น

ได้รับ 0 เต็ม 5 ดาว
ยังไม่มีการให้คะแนน

ให้คะแนน
bottom of page