top of page
E BARDHË SHIRIT.png

AGJENCIA E MBIKQYRJES POLICORE (RAJONI LEZHË-SHKODËR) ARRESTOI PUNONJËSEN E POLICISË SË SHTETIT FLORINDA ZVANGU | AKUZOHET SE AKSIDENTOI ME MAKINË NJË QYTETAR I CILI VDIQ.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Lezhë, Shqipëri | Strukturat rajonale të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore arrestuan:

1- Znj. Florinda Zvangu.

 

Ajo është punonjëse e Policisë së Shtetit.

Ajo akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

 

Ajo u përfshi sot në mbrëmje në një aksident rrugor në aksin Laç-Autostradë me pasojë vdekjen e një qytetari me moshë 51 vjeç, i cili, u dërgua fillimisht në Spitalin e Traumës, në Tiranë, por, nuk mundi të mbijetonte.

 

Njoftim | Në aksin rrugor Laç-Autostradë, shtetasja F. Z.,43 vjeçe, (punonjëse policie, jashtë orarit të punës), duke drejtuar automjetin e saj ka aksidentuar shtetasin V. H. 51 vjeç, banues në Kurbin, (këmbësor), i cili u transportua në Spitalin e Traumës Tiranë për asistencë mjekësore më të specializuar, por ka humbur jetën në spital.

 

Grupi hetimor dhe specialistët e AMP (rajoni Lezhë-Shkoder), kanë kryer të gjitha veprimet në vendin e ngjarjes si dhe drejtuesja e mjetit është shoqëruar dhe arrestuar për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290/3 i Kodit Penal.

 

Materialet procedurale do të referohen në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page