Tiranë, Shqipëri | Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) bën të ditur se gjatë këtij viti është fokusuar në rritjen e efiçencës së hetimeve proaktive në funksion të goditjes së paligjshmërisë, në radhët e punonjësve të Policisë së Shtetit, duke synuar nivelet e larta, të mesme e parë drejtues të menaxhimit policor, jo vetëm ato në nivelet zbatuese/operacionale.
Gjithashtu fokusi është vënë në strukturat me risk të lartë korrupsioni, si kufiri, policia rrugore, hetimi i krimit, shërbimet ndaj të tretëve, etj.
Sipas AMP-së rezultatet e arritur të hetimit procedural penal, tregojnë për një rritje të konsiderueshme sasiore dhe cilësorë, ku konkretisht për periudhën kohore janar-dhjetor të vitit 2024, kemi pasur 291 referime me 444 punonjës të referuar, krahasimisht me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ku ka pasur 223 referime me 319 punonjës të referuar, çka rezulton një trend rritje me 25% të numrit të referimeve penale, 32% të numrit të punonjësve të referuar, 33% të numrit të hetimeve proaktive, 60% të numrit të personave të arrestuar dhe masave të sigurimit me vendim gjykate (163 persona kundrejt 102 persona).
Nga raporti i APM i bërë publik, gjatë vitit 2024, veprimet hetimore të kryera në nivelet më të larta të menaxhimit policor, është zbuluar dhe dokumentuar me prova ligjore veprimet e jashtëligjshme të kryera nga 1 drejtues i nivelit të lartë, 2 drejtues të nivelit të mesëm, dhe 33 drejtues të nivelit të parë, të gjithë të arrestuar në kushtet e flagrancës.
Këta persona në kohën e kryerje së veprimeve kanë mbajtur poste si drejtor drejtorie dhe shefa sektorësh/seksionesh në strukturat qendrore dhe vendore të Policisë së Shtetit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments