top of page
E BARDHË SHIRIT.png

AGJENCIA E MBIKËQYRJES POLICORE (RAJONI ELBASAN - KORÇË) ARRESTOI ME INICIATIVË PUNONJËSIN E POLICISË SË SHTETIT JURGEN RUSHITAJ: OFICER I PATRULLËS SË PËRGJITHSHME NË KOMISARIATIN E POLICISË KORÇË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 5
  • 2 min read

Korçë, Shqipëri | Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan - Korçë) arrestoi me iniciativë punonjësin e Policisë së Shtetit Jurgen Rushitaj, me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Korçë.

 

Ai akuzohet për tre vepra penale, konkretisht:

1- Mosdhënia ndihmë”.

2- Largimi nga vendi i aksidentit”.

3- Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

 

Njoftim | Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan - Korçë) ka ndaluar me iniciativë punonjësin e policisë Inspektor J. R., me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Korçë, i dyshuar për veprat penale “Mosdhënia ndihmë”, “Largimi nga vendi i aksidentit” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

 

Ndalimi i tij u bë pasi me datë 03/03/2025 duke drejtuar mjetin e tij në aksin Hoçisht - Bilisht, është përfshirë në një aksident rrugor me pasojë plagosjen e shtetasit D. GJ., dhe është larguar nga vendi i ngjarjes duke mos i dhënë ndihmë të aksidentuarit dhe duke mos njoftuar organet e rendit.

 

Si pasojë e aksidentit shtetasi D. GJ., është dërguar për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

 

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave mbikëqyrëse, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090, ose duke dërguar Email në adresën ankesa@amp.gov.al , thuhet në njoftimin zyrtar.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page