top of page
E BARDHË SHIRIT.png

AGJENCIA E MBIKËQYRJES POLICORE (RAJONI TIRANË) KREU ARRESTIMIN E PUNONJËSIT TË POLICISË SË SHTETIT ERGYS ZELA ME DETYRË NDIHMËS SPECIALIST NË KOMISARIATIN E POLICISË RINAS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 6
  • 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) kreu arrestimin e:

1- Punonjësit të Policisë së Shtetit Ergys Zela, me detyrë Ndihmës Specialist në Komisariatin e Policisë Rinas.

 

Akuzohet se ka kryer shkelje penale të parashikuar si:

1- Kanosje”.

2- Shpërdorim detyre”.

 

Njoftim | Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë E. Z., me detyrë Ndihmës Specialist në Komisariatin e Policisë Rinas, i dyshuar për veprat penale “Kanosje” dhe “Shpërdorim detyre”.

 

Sipas asaj që bën të ditur AMP arrestimi i tij është kryer, pasi me datë 04.04.2025 rreth orës 22:00 pranë një parkimi në Fushë Krujë, i arrestuari është përfshirë në një konflikt fizik për motive të dobëta me personat A. H. dhe O. H., duke kanosur jetën e tyre.

 

Në vendin e ngjarjes u sekuestrua një gëzhojë me kapsolle të goditura dhe një objekt metalik i deformuar i ngjashëm me atë të predhës.

 

Gjithashtu nga veprimet e para hetimore, AMP ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë të llojit Glok 17 me 12 fishekë, thuhet në njoftimin e Agjencisë së Mbikqyrjes Policore.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page