top of page
E BARDHË SHIRIT.png

AGJENTURA E FSHEHTË KINEZE PËRDOR INTELIGJENCËN ARTIFICIALE PËR TË PËRÇARË SHOQËRINË AMERIKANE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 16, 2023
  • 1 min read

Uashington, Amerikë | Agjentët e dyshuar kinezë kanë përdorur imazhe të krijuara nga Inteligjenca Artificiale (AI), për të imituar votuesit amerikanë në internet, duke synuar të përhapin informacione të rreme, dhe të provokojnë diskutime mbi tema politike përçarëse, në prag të zgjedhjeve të vitit 2024 në SHBA, sipas analistëve të Microsoft. Gjatë nëntë muajve të fundit, këta agjentë kanë përdorur imazhe të krijuara nga Inteligjenca Artificiale (AI), duke shfaqur Statujën e Lirisë dhe Lëvizjen Bllek Laivs Metër (Black Lives Matter), në mediat sociale, për të denigruar figurat dhe simbolet politike të SHBA. Llogaritë e lidhura me këtë rrjet të supozuar të ndikimit kinez funksiononin në platformat e mediave sociale perëndimore, dhe besohet se ishin të lidhura me Partinë Komuniste Kineze. Ne mund të presim që Kina të vazhdojë ta përmirësojë këtë teknologji me kalimin e kohës dhe të përmirësojë saktësinë e saj, megjithëse mbetet për t'u parë se si dhe kur do ta vendosë atë në shkallë”, shkroi z. Klint Uots (Clint Watts), menaxher i përgjithshëm i Qendrës së Analizës Dixhitale të Kërcënimeve të Mikrosoftit (Microsoft). Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox



Comentarios

Obtuvo 0 de 5 estrellas.
Aún no hay calificaciones

Agrega una calificación
bottom of page