top of page
E BARDHË SHIRIT.png

AGJENTURA SHQIPTARE E KRIMIT ORDINER KËRCËNON DEMOKRACITË E AMERIKËS LATINE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 14, 2023
  • 4 min read

Mbështetësit e kandidatit të vrarë presidencial të Ekuadorit, Fernando Villavicencio, bëjnë nderimet e tyre në qendrën e ekspozitës në Quito të premten. (Rodrigo Buendia/AFP/Getty Images).

Redaksionale | Nga gazeta amerikane Uoll Strit Xhërnëll (Wall Street Journal) Uashington, Amerikë | Dikur një oaz i prosperitetit dhe sigurisë relative në Amerikën e Jugut, kombi eksportues i naftës i Ekuadorit (me 17.8 milionë banorë), tani e gjen veten në prag të kaosit politik. Kjo nuk është një frazë shumë e fortë për të përshkruar gjendjen e punëve pas vrasjes së të mërkurës, në mes të ditës, të z. Fernando Villaviçensis (Fernando Villavicencio), i cili kandidonte për president në zgjedhjet e planifikuara për 20 gusht 2023. Administrata e z. Baiden ka thënë të gjitha gjërat e duhura që nga vdekja e z.Villaviçensio, duke dënuar vrasjen dhe duke dërguar personelin e Byrosë Federale të Hetimit (FBI-së), për të ndihmuar në hetimin. Duke supozuar se qeveria e ardhshme është ajo me të cilën Uashingtoni mund të punojë - ende e pasigurt - mund të ketë një plan më të gjerë, më agresiv të bashkëpunimit të sigurisë për të ndihmuar si Ekuadorin, ashtu edhe Shtetet e Bashkuara, të cilat, po shohin një rritje të migrimit ekuadoras në kufirin jugor të SHBA. Një anëtar i legjislaturës kombëtare, z. Villaviçensio ishte një kritik i guximshëm dhe i njohur i korrupsionit qeveritar, dhe mafiozëve të dhunshëm të drogës, që e kultivojnë atë. Një ose më shumë nga grupet e krimit të organizuar të Ekuadorit dyshohet për vrasjen e z. Villaviçensio - dhe në vrasje të tjera politike të kohëve të fundit, të cilat ishin të pazakonta vetëm për rëndësinë e viktimave. I nxitur nga luftërat e terrenit mes bandave, shkalla e vrasjeve në vend është pesëfishuar në thelb në gjysmë dhjetëvjeçarin e fundit, me viktima të hedhura në erë nga bombat, me prerje kokash, ose, në disa episode të frikshme, me kufoma të mbetura të varura nga urat. E ardhur në vazhdën e pandemisë së koronavirusit, e cila goditi Ekuadorin herët dhe rëndë, vala e krimit ka dërguar një rritje të migrimit ekuadoras në kufirin jugor të SHBA. E destabilizuar tashmë nga mosmarrëveshjet partiake që detyruan presidentin Guillermo Laso (Guillermo Lasso) një centrist politik pro-SHBA-ve të shpërndajë Kongresin në fillim të këtij viti, dhe të thërrasë zgjedhjet e ardhshme për një president dhe legjislaturë të re, demokracia e Ekuadorit, mund t'i nënshtrohet paligjshmërisë së madhe në një nga dy mënyrat: Ose bandat thjesht e bëjnë atë të paqeverisur, ose qeveria e ardhshme imponon një shtet policor për t'i shtypur. Opsioni i fundit nuk mund të përjashtohet duke pasur parasysh popullaritetin rajonal të Presidentit Salvadoran Nayib Bukele, i cili ka arritur një ndërprerje të papritur të vrasjeve në vendin e tij - duke grumbulluar dhjetëra mijëra anëtarë të dyshuar të bandave dhe duke i burgosur ata pa një proces të rregullt ligjor. Një kandidat në Ekuador, i porsaardhuri politik (dhe ish-legjionari i huaj francez) Zhan Topik (Jan Topic) është premtues për të modeluar politikat e tij sipas atyre të z. Bukele. Një tjetër rezultat i rrezikshëm do të ishte fitorja për znj. Luiza Gonzales (Luisa Gonzalez), kandidatja e mbështetur nga ish-presidenti Rafael Korrea (Rafael Correa), një majtiste pro Venezuelës, që kufizoi liritë gjatë shtypit, gjatë kohës që ishte në detyrë; si pjesë e kësaj, ai u përpoq të burgoste z. Villaviçensio. Z. Korrea (Correa) tani jeton në Belgjikë, pasi u dënua, në mungesë, për korrupsion nga një gjykatë ekuadoriane tre vjet më parë. Gara presidenciale mund të vendoset vetëm pas një balotazhi midis dy fituesve të parë më 20 gusht 2023. Departamenti i Sigurisë Kombëtare ka dhënë detaje të një plani për të parandaluar një rritje të emigrantëve përgjatë kufirit jugor. Administrata me sa duket do t'ua mohonte azilin migrantëve që nuk arritën ta kërkonin atë në një vend të tretë gjatë rrugës - përveç nëse përballen me “një kërcënim ekstrem dhe të afërt”, të përdhunimit, rrëmbimit, torturës ose vrasjes. Kritikët pretendojnë se kjo është e ngjashme me një politikë të paligjshme të epokës së z. Tramp. Në fakt, Presidenti Baiden po vepron në mënyrë të ligjshme në përgjigje të asaj që po bëhej shpejt një rrjedhë e pakontrollueshme në kufi. Administrata Baiden duhet të konsiderojë ndihmën e Ekuadorit - përsëri, duke supozuar përputhshmërinë politike – për të rimarrë kontrollin e burgjeve të tij, të cilat bandat i kanë marrë dhe i kanë kthyer në qendra komanduese de facto. Shtetet e Bashkuara, së bashku me partnerët e tyre në Evropë, duhet gjithashtu të përshpejtojnë mbledhjen e inteligjencës për grupet transnacionale me origjinë nga Shqipëria, që konkurrojnë gjithnjë e më shumë me kartelet meksikane për kontrollin e eksporteve të kokainës nga Ekuadori - pjesa më e madhe e saj shkon në Evropë. Krimi i organizuar kërcënon demokracitë e Amerikës Latine, nga Lumi i Madh (Rio Grande), në Tokën e Zjarrit (Terra del Fuego); nëse duan të shmangin tundimin për t'iu përgjigjur me metoda autoritare, Shtetet e Bashkuara do të duhet t'i ndihmojnë ata të tregojnë se ato të ligjshme mund të funksionojnë. Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page