top of page
E BARDHË SHIRIT.png

AGJËRIMI ME NDËRPRERJE ËSHTË MË I MIRË SE DIETA ME KALORI TË ULËT PËR HUMBJE PESHE | STUDIMI I NDJEKUR PËR 3 DITË NË JAVË JU BËN TË HUMBNI MË SHUMË KILOGRAMË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 3
  • 1 min read

Kolorado, Amerikë | Agjërimi me ndërprerje - i ndjekur për 3 ditë në javë - shkakton humbje më të konsiderueshme në peshë sesa dietat tradicionale me kufizim ditor të kalorive.

 

Ky është përfundimi i një studimi të ri amerikan, i cili, krahasoi efektet e dy dietave në 125 pjesëmarrës mbipeshë ose obezë, të ndarë në dy grupe.

 

Njëra në të cilën pjesëmarrësit ndoqën agjërimin me ndërprerje - që përfshin 4 ditë në javë ushqim pa kufizime specifike, dhe tre ditë me një reduktim drastik prej 80% të kalorive të konsumuara zakonisht - tjetra në të cilën vullnetarët ndoqën një dietë me 35% më pak kalori se normalja.

 

Pas një viti, agjëruesit me ndërprerje kishin humbur rreth 8 kg më shumë se ata që kishin zgjedhur një dietë standarde me pak kalori dhe kishin eliminuar 7.6% të peshës së tyre trupore krahasuar me 5% më pak të arritur nga të tjerët.

 

Me kalimin e kohës, agjërimi me ndërprerje duket se është më i lehtë për t'u përmbajtur, pasi trupi bëhet më i mësuar me të sesa kufizimi i përditshëm i kalorive”, vuri në dukje autorja e studimit Viktoria Katenaçi (Victoria Catenacci), një profesoreshë e asociuar e mjekësisë në Universitetin e Kolorados.

 

Raporti, i botuar në Annals of Internal Medicine, shpjegon se sondazhi gjithashtu u dha pjesëmarrësve mbështetjen e dietologëve dhe ekspertëve të fitnesit me të cilët ata mund të takoheshin rregullisht.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page