AGRON KAPLLANAJ (ISH-KRYETARI I BASHKISË SË MALLAKASTRËS) KUMTOI VERSIONIN E TIJ TË NGJARJES KRIMINALE ME AGJENTËT E BYROSË KOMBËTARE TË HETIMIT DHE PUNONJËSIT E POLICISË SË SHTETIT.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 4 days ago
- 4 min read

Tiranë, Shqipëri | Gjatë një interviste televizive të transmetuar sot, z. Agron Kapllanaj (ish-kryetar i Bashkisë së Mallakastrës) kumtoi versionin e tij të ngjarjes kriminale me agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe punonjësit e Policisë së Shtetit, ngjarje kriminale e ndodhur mbrëmë në Fier.
Z. Kapllanaj denoncoi se subjektet ushtrues funksionesh shtetërore nuk u identifikuan si pjesëtarë të strukturës së BKH-së, por jo vetëm, sipas tij, njëri prej tyre i ka sharë dhe kërcënuar.
Deklarata e tij | “Kanë ngritur një dron dhe kanë bërë një filmin, kanë ikur dhe janë rikthyer.
Kur janë rikthyer, unë, drejtori i kompanisë dhe dy specialistë të tjerë kemi qenë në zyrë.
Roja tha se një makinë ka ardhur dy herë në parkimin tonë. Roja merr në telefon drejtorin dhe thotë ‘a mund t’i pyes se pse po filmojnë ambientet tona’.
I pyet dhe thonë çfarë problemi keni. Këtu keni parkuar. Zonja i thotë ne jemi të interesuar për të blerë një tokë dhe prandaj kemi ngritur dronin.
I thotë drejtori i kompanisë, gjeni vendin e duhur dhe filmoni pronën se këtu parkingu është i kompanisë dhe prona këtu nuk është në shitje.
Drejtorit i kërkova që të bënte një fotot të targës të makinës me ditur se me kë kemi të bëjmë.
Në momentin që drejtori bëri foton, dikush nga këta i thotë se duhet ta fshish.
Një person që nuk dilte nga makina por ishte në timon, i thotë se duhet ta fshish se nuk e imagjinon se çfarë do të të ndodhë ty.
E kërcënon. Drejtori i kompanisë i thotë unë nuk e fshi por e raportova te pronari im.
I thotë se të bëj rob ty dhe pronarin nëse nuk e fshin tani.
Në këtë kohë drejtori më merr në telefon, dhe më thotë se po më kërcënojnë, shajnë edhe fyejnë.
Kur zbres, makina u largua. Në atë kohë e shoh shumë të uirrituar drejtorin. Në momentin e parë s’kam pasur kontakt me ta.
Shkoj në polici. I them policit roje a ka ndonjë titullar. A ka mundësi të më bësh një takim me titullarin se dua të flas për një kallëzim për një incident që më ka ndodhur në biznes dhe persona të panjohur më kanë kërcënuar.
Zgjati pak koha dhe i them punonjësit fol me të se ka diçka që mund të agravojë situatën.
Ata kanë kërcënuar dhe mund të përballen me njerëzit e mi pa ditur se ishin persona të policisë.
Gjatë kësaj kohe punonjësit, drejtori i kompanisë dhe një punonjës tjetër dhe dy nipërit e mi që kanë qenë duke folur për këtë çështje janë përballur me mjetin që ishte te kompania.
Kanë shkuar aty, ka qenë aty dhe i kanë kërkuar sqarim personit që ju ishit te kompania jonë.
Kush jeni dhe pse shatë e kërcënuat. Ne po presim të vijë policia dhe t’ju arrestojë se na keni kërcënuar.
Në atë kohë del shoferi, që ka sharë, se të tjerët kanë qenë korrekt, nuk kanë sharë e fyer.
Nuk është e vërtetë se në momentin e parë kanë qenë të akomoduar në pronë private dhe nuk janë identifikuar si punonjës të policisë se po të kishin thënë se jemi në shërbim, do i kisha futur brenda ambienteve sepse nuk jam asnjë gjë kundër punonjësve të policisë.
Edhe pas këtij incidenti nuk ndryshoj qëndrim se nuk mundet që një individ i vetëm të bëjë pis një institucion.
Është e vetmja strukturë që qytetarëve shqiptarë kanë dhënë shpresë për të ardhmen e këtij vendi pasi janë duke bërë mirë punën e tyre në luftën kundër krimit.
Nëse do të kishin thënë se janë punonjës të policisë do të kishin pasur mbështetjen tonë.
Pasi shoferi ka nxjerrë armën, ka thënë bëni mbrapa se ju vrava pa iu identifikuar.
Kur ka ardhur policia e shtetit, ka shkuar të arrestojë punonjësin ose të BKH ose të forcave Operacionale se e ka gjetur me armë në dorë.
Në atë moment ka thënë jam punonjës i BKH, ndalo personat e tjerë. Menjëherë jam spostuar.
Do ta bëj kallëzimin nëpërmjet një avokati dhe do ta çoj aty ku duhet çuar sepse s’mund të më mohohen të drejtat e mia kushtetuese.
S’ka asnjë sulm nga ana jonë, e gjitha ka ardhur për shkak të arrogancës së një personi, se s’dua të them për dy të tjerët. Ai person ka qenë shkaktar i gjithë ngjarjes.
Në dijeninë time thjesht kanë shkuar të kërkojnë sqarim, kanë parë makinën të ndaluar.
Ata janë brenda dhe s’kam komunikuar me nipërit. Në dijeninë time, se aty ka pasur edhe persona të tjerë që më kanë shpjeguar, u kanë kërkuar shpjegime.
Një nga personat në makinë ka dalë dhe i ka kërkuar të largohej dhe i kanë shtyrë.
Mbase mund të kenë pasur një shtytje nga njëra palë apo tjetra, por s’ka pasur as sulm. As goditje. Thjesht donim që të ndalonim këto persona që na kanë kërcënuar, sharë e fyer brenda kompanisë.
Kur më thanë ata janë punonjës policie, ngela i shtangur. Thashë pse nuk identifikohen. Më thanë ke të drejtë tënde të bësh kallëzim. Thashë le të vijnë zotërinjtë të përballen, të kërkojnë falje për sharjen dhe t’ju jap dorën.
Mbrëmë kam ndenjur deri në 4 e gjysmë dhe s’ma mori njeri kallëzimin penal”, tha z. Kapllanaj.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments