AJET LLESHI NGA FSHATI KISHAJ I HASIT U GJET I VDEKUR NË MALIN E PASHTRIKUT.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 7
- 1 min read

Fshati Kishaj, Has, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit gjetën të vdekur në Malin e Pashtrikut z. Ajet Lleshi, me moshë 27 vjeç, nga fshati Kishaj.
Njoftim | Has/Shërbimet e Komisariatit të Policisë Has, mbrëmjen e djeshme, janë njoftuar nga familjarë të shtetasit A. Ll., 27 vjeç, banues në fshatin Kishaj, se rreth orës 17:00 kishin humbur kontaktet me 27-vjeçarin, i cili ishte larguar nga banesa në mëngjes, për të prerë dru, në pyll.
Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë nisur kërkimet në zonë, në bashkëpunim me Emergjencat Civile dhe banorë të fshatit, për gjetjen e shtetasit A. Ll., por ende nuk është bërë e mundur gjetja e tij.
Vijojnë kërkimet për gjetjen e shtetasit A. Ll.
Për çdo informacion në lidhje me vendndodhjen e këtij shtetasi, qytetarët mund të telefonojnë në numrin pa pagesë 112, thueht në njoftimin e DVP Kukës.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentarios