top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

AJOLA XOXA (BASHKËSHORTJA E KRYETARIT TË BASHKISË SË TIRANËS ERION VELIAJ) U PARAQIT NË SPAK | NUK KOMENTOI MOTIVET E PARAQITJES.

Tiranë, Shqipëri | Znj. Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë së Tiranës të Tiranës, Erion Veliaj, u paraqit në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).

 

Familja e kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj është vënë në hetim pasuror, si e dyshuar për krijim skemash për pastrim parash.

 

Znj. Xoxa dëshmoi për disa orë në Prokurorinë e Posaçme.

 

Në dalje, ajo nuk pranoi të bënte komente për entet mediatike mbi motive e paraqitjes së saj në SPAK.

 

Më 6 dhjetor 2024, znj. Xoxa iu sekuestrua telefoni i lëvizshëm (celular).

 

Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) kreu kontrolle në ambientet e studios së saj të emërtuar “Harabel”, ku sekuestroi disa materiale.

 

Subjekt i kontrollit të SPAK-ut ishte edhe z. Arbër Veliaj (vëllai i kryetarit të bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj).

 

Znj. Xoxa kreu ankim në Gjykatën e Posaçme (GjKKO) kundër veprimeve proceduriale penale të ndërmarra nga ana e Prokurorisë së Posaçme, por, ankimi i tyre u rrëzua nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë.

 

Tashmë, prej saj, është kryer ankim në Apelin e Posaçëm.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page