top of page
E BARDHË SHIRIT.png

AJRI I PASTËR TEK FËMIJËT PËRMIRËSON LARINGOSPAZMËN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 2, 2023
  • 1 min read

Romë, Itali | Nëse fëmija vuan nga krupa, një çrregullim shumë i shpeshtë tek të vegjlit në muajt e dimrit, një shëtitje në ajër të hapur, në të ftohtë, mund të ndihmojë në përmirësimin e simptomave, duke pritur që terapia të ketë efekt. Është rezultat i një studimi të koordinuar nga Spitali i Fëmijëve i Gjenevës, dhe i publikuar në revistën Pediatrics. Krupa është një nga shkaqet më të shpeshta të shqetësimit të frymëmarrjes tek fëmijët në 2-3 vitet e para të jetës. Shkaktohet nga infeksione virale, dhe karakterizohet nga një ngushtim i rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, që ka ndër manifestimet tipike të ashtuquajturën kollë ngacmuese. Hulumtimi përfshiu 118 fëmijë me një moshë mesatare prej 32 muajsh, të cilët u dërguan në dhomën e urgjencës për shkak të krupës. Pas administrimit të terapisë me bazë kortizonike, mjekët i kanë nxjerrë gjysmën e tyre jashtë, në temperaturë nën 10 gradë, ndërsa gjysmën tjetër kanë mbetur brenda spitalit. Fëmijët që bënin një shëtitje jashtë kishin dy herë më shumë gjasa të përjetonin përmirësime të simptomave brenda 30 minutave të ardhshme. Megjithatë, brenda një ore, të njëjtin rezultat arritën edhe fëmijët që mbetën brenda. Kjo provë e kontrolluar e rastësishme mbështet përfitimet e ekspozimit të ajrit të ftohtë në natyrë në simptomat e krupës te fëmijët me krupë të butë, deri të moderuar, në 30 minutat e para para fillimit të veprimit të steroideve”, përfundojnë studiuesit. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page