top of page
E BARDHË SHIRIT.png

AKSIDENT AUTOMOBILISTIK NGJAU PASDITE NË AKSIN RRUGOR MILOT-LAÇ: 5 TË PLAGOSUR U TRANPORTUAN NË SPITAL PËR NDIHMË MJEKËSORE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 4
  • 1 min read

Kurbin, Shqipëri | Një aksident automobilistik ngjau pasdite në aksin rrugor Milot-Laç (rreth orës 16:30).

 

Një automjet doli nga rruga dhe ra në kanal.

 

Të plagosurit janë 5 (drejtuesi i automjetit dhe pasagjerët).

 

Njoftim | Kurbin/Informacion paraprak. Rreth orës 16:30, në aksin rrugor Milot – Laç, automjeti që drejtohej nga shtetasi N.A. ka dalë nga rruga.

 

Si pasojë, është lënduar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët D.A., E.A., A.A. dhe L.A., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page