AKSIDENT AUTOMOBILISTIK NË AKSIN RRUGOR LEZHË-SHËNGJIN: 3 TË PLAGOSUR; 2 NË GJENDJE TË RËNDË | POLICIA E SHTETIT BËN APEL PËR PËRGJEGJSHMËRI GJATË DREJTIMIT TË AUTOMJETEVE; TË SHMANGEN TRAGJEDITË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 25
- 1 min read

Lezhë, shqipëri | Një aksident automobilistik ngjau në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, ku dy automjete janë përplasur mes tyre.
Për pasojë tre veta mbetën të plagosur, dy prej të cilëve, janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Të plagosurit janë transportuar në spitalin rajonal të Lezhës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Policia e Shtetit u bën apel drejtuese të automjeteve të tregojnë kujdes maksimal gjatë drejtimit të tyre me qëllim që të shmangen tragjeditë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit



Comments