Librazhd, Shqipëri | Një aksident automobilistik ngjau në aksin rrugor “Librazhd-Prrenjas”, ku mbeti i vdekur z. Eugen Meka, me moshë 31 vjeç.
Pasagjeri që udhëtonte me të mbeti i lënduar.
Njoftim | Në aksin rrugor "Librazhd-Prrenjas", automjeti me drejtues shtetasin E. M., 31 vjeç, banues në Korcë, është përplasur me kamionin me drejtues shtetasin H. Z., 30 vjeç.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën në vendngjarje shtetasi E. M., dhe është dëmtuar pasagjeri që udhëtonte me të, i cili është në kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i kamionit, shtetasi H. Z., është shoqëruar në polici, për kryerjen e veprimeve procedurale.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit, thuhet shkurtimisht në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
コメント