Palermo, Itali | Tre veta vdiqën në një aksident rrugor në rrugën Palermo-Sciacca dhe tre fëmijë u plagosën rëndë.
Ata u transportuan në spital me kodin e kuq.
Punonjësit e shëndetësisë, karabinierët dhe zjarrfikësit kanë ndërhyrë për nxjerrjen e viktimave nga mbetjet automobilistike. Autostrada u mbyll për qarkullim.
Përplasja ka ndodhur mes dy makinave, përplasje e dhunshme që ka shkatërruar njërën nga makinat dhe ka bërë që ajo të përmbyset.
Fëmijët e plagosur u transportuan me ambulancën 118 në spitalin Di Kristina (Cristina) në Palermo. Zjarrfikësit patën vështirësi në nxjerrjen e trupave nga kabinat.
Në aksident u përfshi një Mercedes C Class, me një familje tuniziane në bord dhe një Toyota Rav e drejtuar nga një burrë nga Palermo.
Mercedesi po udhëtonte drejt Palermos.
Në bord kishte një çift (ai ishte 44, ajo 42) dhe tre fëmijët e tyre 4, 6 dhe 8 vjeç.
Bashkëshortët vdiqën menjëherë, fëmijët u dërguan me ambulancë në spitalin Di Kristina në Palermo dhe gjendja e tyre është shumë e rëndë.
Edhe 51-vjeçari që drejtonte makinën tjetër ka humbur jetën.
Aksidenti ka ndodhur në kilometrin 13 të rrugës shtetërore.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments