AKSIDENT AUTOMOBILISTIK TRAGJIK NGJAU NË DURRËS | I VDEKUR MBETI RINOR LAMI + E PLAGOSUR MBETI TRËNDAFILE ÇAUSHI + NJË TJETËR SUBJEKT; GJENDEN NË SPITAL.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Feb 27
- 1 min read

Durrës, Shqipëri | Një aksident automobilistik ngjau në Durrës.
Si pasojë një qytetar mbeti i vdekur dhe dy të plagosur.
I vdekur mbeti z. Rinar Lami.
E plagosur mbeti Trëndafile Çaushi dhe një qytetare tjetër, të cilat, ndodhen aktualisht në kujdesin e mjekëve.
Njoftim | Më datë 27.02.2025, në lagjen nr. 13, Durrës, në rrugën ‘Martin Camaj’, automjeti me drejtues shtetasin R. L., 37 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen T. Ç., 49 vjeçe. Si pasojë e përplasjes, shtetasi R. L. ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa shtetasja T. Ç. dhe pasagjerja e saj, shtetasja K. D., janë dëmtuar dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, thuhet shkurtimisht në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit





Comments