![](https://static.wixstatic.com/media/9408e1_9c8f772f531646f2addd83cdd2cf50f5~mv2.png/v1/fill/w_774,h_516,al_c,q_90,enc_auto/9408e1_9c8f772f531646f2addd83cdd2cf50f5~mv2.png)
Tallin, Estoni | “Një kabllo energjie nënujore që lidh Finlandën me Estoninë u prish këtë mëngjes”, tha kryeministri finlandez Petteri Orpo, si i fundit në një seri aksidentesh që përfshijnë kabllot e telekomunikacionit dhe tubacionet e energjisë në Detin Baltik.
Z. Arto Pahkin, kreu i operacioneve në rrjetin elektrik të Finlandës, i tha transmetuesit publik Yle se mundësia e sabotimit nuk mund të përjashtohet.
“Kryeministri saktësoi se ndërprerja e energjisë elektrike nuk ndikon në furnizimin me energji elektrike për finlandezët dhe se autoritetet mbeten vigjilente edhe gjatë periudhës së Krishtlindjes dhe po hetojnë situatën”, shtoi ai në rrjetin social virtual Iks (X).
Operatori Fingrid ka thënë se rryma kablloja EstLink 2 që dërgon energji elektrike në Estoni u ndërpre në orën 12:26 me orën vendore.
Dy kabllo telekomunikacioni në Balltik që lidhin Suedinë dhe Danimarkën fqinje u prenë gjithashtu muajin e kaluar.
Dyshimi ra shpejt në anijen kineze Yi Peng 3, e cila, sipas faqeve të gjurmimit të anijeve, kishte lundruar mbi kabllo në atë kohë.
Suedia tha të hënën se Kina kishte refuzuar kërkesat e prokurorëve për një hetim penal mbi anijen dhe se ajo ishte larguar nga zona.
Zyrtarët evropianë kanë thënë se dyshojnë për lidhje midis incidenteve dhe konfliktit në Ukrainë, një hipotezë e hedhur poshtë nga Kremlini si absurd dhe qesharake.
Aksidente të tjera ndodhën më 17 nëntor 2024, mes Lituanisë dhe ishullit suedez Gotland.
Të nesërmen mes Helsinkit dhe portit gjerman të Rostokut. Tensionet janë rritur rreth Balltikut që nga pushtimi rus i Ukrainës në muajin shkurt të vitit 2022.
Në muajin tetor të vitit 2023, një tubacion gazi nënujor midis Finlandës dhe Estonisë u mbyll pasi u dëmtua nga spiranca e një anijeje mallrash kineze.
Nëse konstatohet se ndërprerja e lidhjes elektrike midis Estonisë dhe Finlandës EstLink2 është shkaktuar nga ndërhyrje nga një anije që kalonte, vendet anëtare të NATO-s duhet të konsultohen shpejt për veprimet që duhet të ndërmerren.
“Mbyllja e Detit Baltik nuk duhet të përjashtohet anijeve që mbajnë flamurin e vendeve të caktuara”, ka shkruar në profilin e tij në rrjetin social virtual Iks (X), presidenti i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit të Estonisë, Marko Mihkelsons.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentarios