AKT KRIMINAL: POLICIA SERBE U FUT NË FUSHËN E LOJËS DHE GODITI LOJTARIN SHQIPTAR TË KLUBIT TË FUTBOLLIT TË TËRNOCIT VETON ZEQIRI.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 6
- 2 min read

Bujanoc, Serbi | Z. Veton Zeqiri, futbollisti i KF Tërnocit, është sulmuar pa ndonjë arsye nga policia e Serbisë në mes të fushës.
Këtë e ka bërë të ditur vetë klubi, i cili, në një reagim kanë thënë se Mlladosti, ekipi nikoqir, tentoi që përmes arbitrave të dëmtonte KF Tërnoci.
“Gjatë tërë ndeshjes, u pa tendenca e nikoqirëve, në bashkëpunim me arbitrat, për të na dëmtuar në rezultat.
Ashtu edhe ndodhi. Pasi na ndëshkuan padrejtësisht me dy kartona të kuq, ndeshja shkoi në 2: 1 në favor të vendësve.
Duke u pajtuar me fatin e ndeshjes, asnjëherë s’e kishim menduar se ky ishte fillimi i një drame për ekspeditën e klubit tonë”, thuhet në reagim.
KF Tërnoci tutje në reagim thotë se me plot egërsirë dhe mllef njëri nga policët goditi futbollistin Veton Zeqiri, ndërsa ndaj të tjerëve lëshoi fyerje.
Klubi më tutje deklaroi se policia serbe u fut në zhveshtore duke kontrolluar sendet personale të futbollistëve.
“Policia futet si në filma në zhveshtoren tonë duke kryer një bastisje tek gjërat personale të futbollistëve.
Në mënyrë të egër policët bastisin gjithçka nën pretekstin e kërmikimit të armëve të ftofta e çka jo tjetër.
Pasi nuk gjindet asgjë, skenari i dramës policore vazhdon me dërgimin e ekipit tonë në stacionin policor të këtij qyteti.
Këtu kërkohet nga kapiteni ynë të jepet deklaratë ndërsa nuk pranohet deklaratë të japë edhe futbollisti ynë i rrahur.
Krejt në fund, lihemi të lirë ndërsa deklaratën për dhunën policore do ta japim në stacionin e Bujanocit”, thuhet në deklaratën denoncuese.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments