top of page
E BARDHË SHIRIT.png

AKTI I DETIT TË ZI | SHBA KËRKON TË BLINDOJË DETIN E ZI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 17, 2023
  • 3 min read

Nga z. Xhovani Çiaçio (Giovanni Chiacchio). Uashington, Amerikë | Kongresi i SHBA miratoi së fundmi Aktin e Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare për vitin fiskal 2024. Një nga amendamentet e projekt-ligjit përfshin legjislacionin që synon sigurimin e Detit të Zi, një qëllim që ai e ka ndjekur pa sukses për dy vjet.


STRATEGJIA E SIGURISË SË DETIT TË ZI.

Senatorët Xhin Shehin (Jeanne Shaheen) nga Nju Hempshaiër (New Hampshire) dhe Mit Romnei (Mitt Romney), nga Jutah (Utah) prezantuan Aktin e Sigurisë së Detit të Zi, të vitit 2022, në dhjetor të vitit 2022.


Ligji parashikon njohjen e Detit të Zi si një rajon kyç për sigurinë e Aleancës Atlantike, dhe kundërvënien e revizionimit të huaj politik të Federatës Ruse.


Ai përfshin gjithashtu krijimin e një strategjie afatgjatë, që synon krijimin e një pranie ushtarake në krahun lindor të NATO-s, dhe forcimin e qëndrueshmërisë demokratike të kombeve të zonës, formimin e njëpranie ushtarake, rotacionin detar, forcimin e lidhjeve ekonomike midis Uashingtonit dhe kombeve të zonës, mbështetje për nismën e Tre Deteve, dhe hartimin brenda 180 ditëve, të një strategjie nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare, Departamenti i Shtetit, Ministria e Mbrojtjes, dhe agjenci të tjera përkatëse, që synojnë zbatimin e prioriteteve të ligjit.


Strategjia në fjalë përfshin katër seksione. Seksioni i parë lidhet me sigurinë, duke përfshirë një analizë të aftësive të SHBA-së, dhe NATO-s, për të krijuar një prani ushtarake të rradhës, një rishikim të programeve të ndihmës ushtarake amerikane për rajonin, dhe rritjen e kësaj të fundit drejt Ukrainës.


RUMANIA, BULLGARIA, MOLDAVIA DHE GJEORGJIA. Ai përfshin gjithashtu një vlerësim për formimin e një selie me tre yje në Detin e Zi, që rrit ndërveprimin midis Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve të saj, dhe prioritizimin e operacioneve të vëzhgimit dhe zbulimit të inteligjencës (ISR) që synojnë Federatën Ruse.


Seksioni i dytë, që i referohet përparimit (prosperitetit) ekonomik, përqendrohet në kërkimin e mundësive për investime, së bashku me partnerët rajonalë, një analizë të mundësive të diversifikimit të energjisë, dhe një analizë të zgjidhjeve të mundshme, për krizat e mundshme ushqimore në rajon.


Seksioni i tretë, në lidhje me qëndrueshmërinë demokratike të rajonit, përfshin një strategji që synon rritjen e numrit të mediave të pavarura, dhe kundër propagandës ruse.


Së fundi, më i fundit për lidhjen rajonale, synon dërgimin e përfaqësuesve të lartë në forumet rajonale të lidhura me infrastrukturën si Iniciativa e Tre Deteve.


SPROVA LEGJISLATIVE.

Megjithatë, masa nuk u votua nga Kongresi, duke i detyruar senatorët Shehin (Shaheen), dhe Romnei (Romney) të riparaqisnin propozimin.


Nevoja për t'i ofruar Shteteve të Bashkuara një strategji sigurie në lidhje me Detin e Zi, është nënvizuar nga burime të ndryshme.


Në veçanti, pohohet nevoja për të miratuar një strategji të këtij lloji, pasi ruajtja e një rendi të qëndrueshëm sigurie në Detin e Zi, përfaqëson një kundërpeshë efikase, ndaj ndikimit të Federatës Ruse në rajon, në përputhje me objektivin e SHBA-së për tëparandaluar ngritjen e një fuqie dominuese mbi masën tokësore euroaziatike, të ndjekur nga Uashingtoni, që nga Lufta e Parë Botërore.


Fondacioni Heritage, një institut i njohur i SHBA-së, shprehu gjithashtu mbështetjen e tij për masën.


Fondacioni Heritage u fokusua në mënyrë specifike në përfitimet e zhvillimit të një strategjie koherente, që synon të kundërshtojë ndikimin rus dhe kinez në rajon, duke lejuar njëkohësisht Shtetet e Bashkuara të veprojnë të lira, nga ndikimi turk.


Në fakt, Turqia ruan kontrollin e ngushticave të Detit të Zi, në përputhje me Konventën e Montroit (Montreux). Gjatë pushtimit rus të Ukrainës, Ankaraja ka përdorur deri tani këtë rol për të parandaluar Federatën Ruse nga futja e anijeve luftarake në Detin e Zi, duke kufizuar në mënyrë vendimtare aftësinë e Moskës për të zëvendësuar humbjet e saj.


Megjithatë, Turqia mbetet një aleat jashtëzakonisht problematik për Shtetet e Bashkuara, interesat e së cilës, jo gjithmonë përkojnë me ato të Uashingtonit.


Prandaj, një strategji sigurie në Detin e Zi, do t'i lejonte Shtetet e Bashkuara të veprojnë me liri më të madhe në rajon.


Dispozita u përfshi më pas në nëntitullin C, të titullit 62, të Aktit të Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare (NDAA) për vitin fiskal 2024.


NDAA u miratua së fundmi nga të dy dhomat e Kongresit, dhe tani është në pritje të nënshkrimit nga Presidenti Baidn (Biden).


Miratimi i Aktit të Sigurisë së Detit të Zi, tregon dëshirën e Uashingtonit, për të ndërtuar një strategji afatgjatë, që synon rritjen e stabilitetit të rajonit në mënyrë që të kundërshtojë ndikimin e konkurrentëve të Shteteve të Bashkuara mbi kombet e zonës, ndërsa në të njëjtën kohë, të rritë lirinë amerikane të veprimit, në një teatër gjithnjë e më të rëndësishëm.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page