top of page
E BARDHË SHIRIT.png

AKTORI AMERIKAN VAL KILMËR (KILMER) VDIQ NË MOSHËN 65-VJEÇARE; VUANTE NGA PNEUMONIA | U DIAGNOSTIKUA ME KANCER NË FYT POR E MUNDI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 2
  • 1 min read

Los Anxhelos, Amerikë | Aktori amerikan Val Kilmër (Kilmer) ka vdekur në moshën 65-vjeçare.

 

Këtë e ka bërë të ditur familja, e cituar nga gazeta Kohërat e Jorkut të Ri (New York Times).

 

Ai vdiq në Los Angeles nga komplikimet e pneumonisë”, tha vajza e tij.

 

Në vitin 2014 ai u diagnostikua me kancer në fyt, nga i cili, arriti të shërohej, por që e la praktikisht pa fjalë.

 

Ishte inteligjenca artificiale që i dha zërin e tij në “Top Gun: Maverick” të vitit 2022 dhe këmbëngulja e shokut të tij, Tom Kruz (Cruise), që ai ishte me çdo kusht në filmin e suksesshëm.

 

Ai filloi karrierën e tij si aktor skene dhe më pas u bë i njohur në mesin e viteve 1980 falë disa filmave komedi si Top Secret dhe Genius.

 

Ndër interpretimet e tij të shumta, ne kujtojmë veçanërisht atë të këngëtarit Xhim (Jim) Morrison në “The Doors” të Oliver Stone (1991), atë të “Iceman” në “Top Gun” të “Tony Scott” (1986) dhe atë të Bruce Wayne në “Batman Forever” të Joel Schumacher (1995).

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page