
Havanë, Kubë | Presidenti kuban Miguel Díaz-Kanel (Canel) priti aktorin, regjisorin dhe producentin amerikan Kevin Kostnër (Costner) në Pallatin e Revolucionit në Havana.
“Ylli i Hollivudit po viziton ishullin sepse ai është i interesuar për arkeologjinë nënujore”, tha presidenca Kubane në mediat sociale virtuale.
Kjo është hera e dytë që fituesi i çmimit Askër (Oscar) viziton Kubën.
E para ishte në vitin 2001, kur ai prezantoi filmin e tij “Trembëdhjetë Ditët”, bazuar në krizën e raketave kubane të vitit 1962.
Kuba po vuan nga një tjetër ndërprerje e përgjithshme, në mes të një krize të thellë ekonomike, të shënuar nga mungesa e ushqimit dhe ilaçeve.
E gjithë kjo ndërkohë që hotelet (pothuajse bosh) mbeten të ndezura (falë gjeneruesve autonome të energjisë) dhe me furnizime të bollshme ushqimore, duke shkaktuar pakënaqësi tek banorët, për të cilët ushqimet bazë si vezët dhe orizi tashmë janë të paarritshme.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentarios