ALARMI I FMN-SË: INTELIGJENCA ARTIFICIALE RREZIKON 60% TË VENDEVE TË PUNËS.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jan 16, 2024
- 2 min read
Romë, Itali | Tani është vetëm çështje kohe: inteligjenca artificiale është e destinuar të revolucionarizojë ekonominë globale, por, rrezikon të shkurtojë një pjesë të madhe të vendeve të punës, në mbarë botën.
40% në ekonomitë në zhvillim, nga Kina në Indi.
26% në vendet me të ardhura të ulëta. 60% në ekonomitë më të përparuara, nga Evropa në Shtetet e Bashkuara.
Jo vetëm kaq: Inteligjenca Artificiale (AI) është pothuajse me siguri e destinuar të rrisë pabarazitë sociale, dhe të rrisë hendekun midis vendeve më të pasura dhe më të varfra.
Këtë herë paralajmërimi vjen nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, me një raport të nisur në prag të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, në një kohë kur debati për përdorimin e aplikacioneve si ChatGtp dhe përdorimin e robotëve në sektorin e prodhimit është nxehur.
Studimi paralajmëron komunitetin ndërkombëtar për rreziqet që lidhen me zhvillimin e pakontrolluar të AI.
Dhe ka vetëm një imperativ: të vendoset çështja në qendër të axhendës politike globale, dhe të veprohet shpejt, për të zbutur ndikimin që teknologjitë e reja do të kenë, mbi të gjitha në kategoritë më vulnerabël të punëtorëve, me dhjetëra figura profesionale në rrezik, për tu zhdukur përgjithmonë.
Prandaj, raporti tregon punëtorët më të rrezikuar, ata që janë të destinuar të fshihen nga përparimi i inteligjencës artificiale, dhe detyrat e të cilëve, do të zëvendësohen plotësisht nga teknologjitë e reja: bëhet fjalë për operatorët në sektorin e telemarketingut, ose ata në qendrat e thirrjeve, por në raport lexohet edhe për pjatalarëset ose artistët.
Të gjitha ato shifra, me pak fjalë, me komplementaritet të ulët me inteligjencën artificiale.
Nga ana tjetër, profesionet shumë plotësuese janë të sigurta.
Për shembull, kirurgët, gjyqtarët, avokatët: të gjitha figurat që përdorin dhe mund të përfitojnë nga mbështetja e inteligjencës artificiale, por që nuk rrezikojnë të zëvendësohen nga aftësia e teknologjive të reja, për të riprodhuar detyra të lidhura deri tani ekskluzivisht me inteligjencën njerëzore.
Rreth gjysma e vendeve të punës në të cilat funksionon AI mund të përfitojnë shumë për sa i përket rritjes së produktivitetit - thotë drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva - por për gjysmën tjetër, aplikacionet e lidhura me inteligjencën artificiale në fakt mund të zëvendësojnë detyrat e kryera aktualisht nga njerëzit, me efekt të reduktimit të kërkesës për punë, dhe të çojë në paga më të ulëta, dhe ulje të punësimit.
Dhe në rastet më ekstreme - sipas alarmit të dhënë nga numri një i FMN-së, znj. Georgieva - disa nga këto punë mund të zhduken fare.
Raporti i ekspertëve të Fondit Monetar Ndërkombëtar nënvizon gjithashtu se si zgjedhjet e vendeve për të përcaktuar të drejtat pronësore të AI, si dhe politikat rishpërndarëse dhe të tjera fiskale, do të përcaktojnë përfundimisht ndikimin e saj në shpërndarjen e të ardhurave dhe pasurisë.
Është thelbësore për të gjitha vendet - thekson drejtoresha e Fondit Monetar - të vendosin rrjeta gjithëpërfshirëse të sigurimeve shoqërore, dhe të ofrojnë programe të rikualifikimit profesional, për punëtorët më vulnerabël.
Dhe duke e bërë këtë - shton drejtoresha Georgieva - ne do të jemi në gjendje të arrijmë një tranzicion drejt inteligjencës artificiale më gjithëpërfshirëse, duke mbrojtur standardet e jetesës dhe duke ulur pabarazitë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
留言