top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ALBAN DEVRISHI SHËRBEN NË MARINËN E SHBA-ës | NË MUAJIN QERSHOR TË VITIT 2025 DO TË MARRË KOMANDËN E LUFTANIJEJES AMERIKANE “USS PEARL HARBOR”.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 29
  • 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka shpërndarë historinë e z. Alban Devrishi, një qytetar shqiptar nga Tirana, i cili shërben në Marinën e ShBA-ës.

 

Ambasada amerikane tregon për z. Alban Devrishin, i cili, do të marrë komandën e luftanijes amerikane, USS Pearl Harbor, në muajin qershor të vitit 2025.

 

I lindur në Tiranë dhe me origjinë nga një familje ushtarake, emigroi me prindërit e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës 25 vjet më parë, për të ndjekur ëndrrën amerikane.

 

Ai shprehet i emocionuar dhe krenar për mundësinë që do të ketë të marrë komandën e USS Pearl Harbor.

 

Ai theksoi se ky është një moment që e ka pritur gjatë gjithë jetës dhe e sheh si një nder të madh.

 

Kjo është kulmi i një karriere të mundimshme dhe mezi pres të përmbush këtë detyrë”, tha ai.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page