top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

ALEKSANDËR LLANAJ I DËNUAR ME 35 VJET HEQJE LIRIE SI I AKUZUAR PËR DISA VEPRA PENALE U IZOLUA NË REGJIMIN PENITENCIAR “41 BIS”.

Tiranë, Shqipëri | Z. Aleksandër Llanaj, i dënuar me 35 vjet heqje lirie, i akuzuar për disa vepra penale, u izolua në regjimin penitenciar “41 bis”.

 

Si shkak ishte rrezikshmëria e lartë që ai përbën pasi ka lidhje me organizata kriminale. Ai është një ndër personat e përfshirë në atë që njohet si “Masakra e Çoles”.

 

Ai është dënuar më parë me 35 vjet heqje lirie nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin Nr. 24, datë 20.01.2016, për kryerjen e veprave penale të parashikuara si:

1- “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer ndaj dy ose më shumë personave, në bashkëpunim.

2- “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të parashikuara nga nenet 79/dh-25 dhe 278/5 të Kodit Penal.

 

Gjatë vuajtjes së këtij dënimi penal, z. Llanaj është dënuar edhe për disa vepra të tjera penale.

 

Më datë 09.02.2017, me vendimin Nr. 79 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, është dënuar me 8 muaj burgim për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në IEVP”, parashikuar nga neni 324/a/1 i Kodit Penal.

 

Më datë 06.12.2019, me vendimin Nr. 620 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, është dënuar me 2 vite burgim për veprën penale “Rebelimi i të burgosurve”, parashikuar nga neni 270/2 i Kodit Penal.

 

Më datë 20.01.2021, me vendimin Nr. 27 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, është dënuar me 2 vite burgim për veprën penale “Rebelimi i të burgosurve”, parashikuar nga neni 270/1 i Kodit Penal.

 

Më datë 10.02.2023, me vendimin Nr. 79 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, është dënuar me 3 vite e 4 muaj burgim për veprat penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në IEVP” dhe “Organizimi i llotarive të palejuara”, parashikuar nga nenet 324/a/2 dhe 197/1 të Kodit Penal”.

 

Çfarë është “Masakra e Çoles”?

 

Masakra e Çoles ndodhi në muajin prill të vitit 2015 pas një sherri në kazino, ku mbetën të vrarë:

1- Z. Albi Limaj.

2- Z. Haki Rakipi.

3- Z. Ardi Velaj.

 

Strukturat e Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Aleksandër Llanaj (u dënua me burgim të përjetshëm).

2- Z. Ani Begaj (u dënua me 35 vjet heqje lirie në mungesë).

3- Z. Bertil Aliaj (u dënua me 35 vjet heqje lirie në mungesë).

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Kommentare

Mit 0 von 5 Sternen bewertet.
Noch keine Ratings

Rating hinzufügen
bottom of page