top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ALFA ROMEO: NUK KEMI NEVOJË PËR EKRANE 1 METËR DHE 200 SISTEME NDIHMËSE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 28, 2023
  • 2 min read

Romë, Itali | Alfa Romeo është kënaqësia e shoferit. Dhe kjo nuk ka për të ndryshuar as në modelet e radhës që vijnë me teknologji të panevojshme dhe “rruaza” dixhitale. Alfa Romeo ishte dhe duket se do të mbetet një aferë e një kategorie të veçantë konsumatorësh, të cilët vendosin në radhë të parë kënaqësinë e drejtimit. Çfarë Makine? E kështu do të mbetet edhe në të ardhmen, teksa kokat e mëdha të grupit Stellantis kërkojnë identitetin me të cilin do ta mbajnë markën e famshme italiane aty ku i takon. Në deklaratat e shefit ekzekutiv të Alfa Romeo , Jean Phillipe-Imparato, ai e bëri të qartë se dizajni i salloneve do të mbetet i përqendruar te shoferi. Megjithëse Alfa Romeo do të vendosë arkitekturën e re elektrike të kompanisë mëmë Stellantis në Xhulian (Giulia-n) e re në vitin 2025. Shefi Jean-Philippe Imparato ka konfirmuar se kjo nuk do të çojë në një rishpikje totale, të filozofisë së dizajnit, të brendshëm të markës. As nuk do ta sjellë atë në një konfrontim me prodhuesit gjermanë, dhe ofertat e tyre teknologjike. Imparato deklaroi se “e respektoj atë që po bën Mercedes, por klientët e Alfa Romeo nuk kërkojnë ekrane të gjera një metër ose 200 sisteme asistence dixhitale. Rezultatet e këtij kursi të ri të Alfa-s do të shihen nga viti 2025 e tutje, kur do të dalë versioni i parë i modelit thjesht elektrik i kompanisë. Por kjo nuk do të thotë se do të ndryshojë filozofia e saj dhe “lidhja” që marka italiane ka me klientët e saj. Ne patjetër do të mbajmë cannocchiale (SS: instrumentet e dyfishta në panelin e instrumenteve)”, tha z. Imparato, “dhe do të kemi një ekran qendror më të madh se sot, në varësi të makinës. Ai preferon një ekran më të madh ballor që do të përdorte një makinë “fantazmë” në mënyrë që shoferët të mund ta pozicionojnë automjetin e tyre në kohë reale gjatë vozitjes. Përfundimi është se qëllimi i Alfa Romeo është t'i mbajë drejtuesit të angazhuar në drejtimin e automjeteve, dhe jo në transport përmes sistemeve që ju mbajnë të informuar - dhe të hutuar - për gjithçka. Sa i përket drejtimit autonome, Alfa Romeo do të ndjekë rrugën e saj edhe atje, me një kontrast të qartë mes dëshirës për të drejtuar makinën e tyre apo drejtimit të saj. Megjithatë, në fund të fundit, çdo Alfa Romeo do të mbetet një rast për fanatikun e vozitjes. Dhe kjo është më inkurajuesja për markën italiane dhe të ardhmen e saj. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page