
Milano, Itali | Në peizazhin me zhvillim të shpejtë të inteligjencës artificiale, gjigandi kinez i tregtisë elektronike Alibaba po bën përsëri të ndjehet prania e tij.
Pas lançimit të Qwen2.5 Max në muajin janar, kompania tani po prezanton R1-Omni, një model që i afrohet më shumë konceptit të inteligjencës së përgjithshme artificiale (AGI), duke qenë në gjendje të interpretojë emocionet njerëzore.
Në një demonstrim të postuar në GitHub, një depo për projekte me burim të hapur, IA shihet duke analizuar një videoklip të shkurtër, duke përshkruar atë që njerëzit kanë veshur dhe gjendjet e tyre emocionale.
Një rezultat që inteligjenca artificiale e arrin falë analizës së një sërë sinjalesh, ku përfshihen shprehjet e fytyrës, gjuha e trupit, variacionet në tonin e zërit.
Qëllimi kryesor i kësaj teknologjie, shpesh i referuar si “Inteligjenca Artificiale e emocioneve” ose “Kompjuterimi afektiv”, është të pajis makinat me aftësinë për të interpretuar dhe për t'iu përgjigjur gjendjeve emocionale njerëzore, duke promovuar ndërveprime më të natyrshme dhe empatike.
Njohja e emocioneve mund të ndahet në tre qasje kryesore, secila prej të cilave shfrytëzon metoda të ndryshme të përpunimit të të dhënave.
Analiza tekstuale fokusohet në interpretimin e gjuhës, të shkruar dhe të folur, për të nxjerrë në përfundimin e ndjenjave të shprehura.
Teknologjitë e përpunimit të gjuhës natyrore (NLP) dhe algoritmet e analizës së ndjenjave na lejojnë të nxjerrim informacion emocional nga tekstet dhe fjalimet.
Analiza audio, nga ana tjetër, mbështetet në karakteristikat vokale, si toni, timbri dhe ritmi i zërit, për të zbuluar ndryshimet emocionale.
Integrimi i këtyre teknikave të ndryshme lejon një kuptim më të saktë të emocioneve.
Qëllimi i pa fshehur kurrë i Alibaba është të arrijë Agi, inteligjenca e përgjithshme artificiale, hapi i fundit përpara se të kapërcejë aftësitë njerëzore.
CEO, Edi U (Eddie Wu) ka shpjeguar vazhdimisht se si Agi është prioriteti kryesor i kompanisë mbi të cilin bazohen investimet aktuale dhe të ardhshme.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments