
Tiranë, Shqipëri | Znj/znjsh Alkida Llakaj u emërua drejtoreshë në Drejtorinë e Përgjithshme të Metrologjisë.
Lajmin e ka dhënë ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe.
“Tjetër kapacitet me vlera i shtohet ekipit drejtues të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit!
Suksese Alkida Llakaj, në drejtimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë!
Me një përvojë 14-vjeçare në institucione të rëndësishme publike, Alkida sjell ekspertizë në auditim, mbikëqyrje institucionale dhe përmirësimin e qeverisjes publike.
E diplomuar në State University of New York dhe Universitetin e Tiranës, një MSc në Politika dhe Qeverisje në Europë, si dhe studime të avancuara doktorale, Alkida Llakaj vjen në këtë detyrë me një vizion të qartë për forcimin e standardeve metrologjike dhe rritjen e transparencës institucionale”, shkruan ministri Gonxhe në rrjetet sociale virtuale.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments