top of page
E BARDHË SHIRIT.png

AMBASADA E MBRETËRISË SË BASHKUAR NË TIRANË UROI KEUN E PROKURORISË SË POSAÇME (SPAK) ALTIN DUMANI PËR NJOHJEN SI KAMPION KUNDËR KORRUPSIONIT NGA DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Dec 11, 2024
  • 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë uroi keun e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani, për njohjen si Kampion Kundër Korrupsionit nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

 

Deklarata | Nën drejtimin e z. Dumani, SPAK ka vepruar me integritet, përgjegjshmëri dhe në interes të shtetit ligjor.

 

Përkushtimi i tij ka mbështetur SPAK-un për të ofruar një performancë të qëndrueshme dhe të suksesshme në trajtimin e korrupsionit të nivelit të lartë dhe grupeve të fuqishme kriminale”, thuhet në një postim të Ambasadës britanike.

 

Ambasada thekson se, Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar mbetet e vendosur për të mbështetur SPAK-un dhe reformat në drejtësi të Shqipërisë. Nëpërmjet bashkëpunimit tonë të ngushtë, ne do të vazhdojmë të luftojmë korrupsionin, të luftojmë krimin e organizuar dhe të forcojmë sundimin e ligjit.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page