top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

AMBASADA E SHBA: KOMISIONI I POSAÇËM ANTIKORRUPSION TË JETË NË MBROJTJE TË PAVARËSISË SË INSTITUCIONEVE.

Tiranë, Shqipëri | Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e akredituar në territorin e Republikës së Shqipërisë do të angazhohet në punën e ngritur nga Komisioni i Posaçëm në Kuvend për mirëqeverisjen dhe antikorrupsionin.

 

Në një reagim në rrjetin social virtual Iks (X), ambasada amerikane pret që puna e komisionit të jetë transparente dhe në mbrojtje të pavarësisë së institucioneve.

 

Si partnerë të palëkundur të përpjekjeve të Shqipërisë për të çuar përpara reformat e nevojshme për anëtarësim në Bashkimin Europian, Ambasada e SHBA do të angazhohet me komisionin e posaçëm për mirëqeverisjen, antikorrupsionin dhe sundimin e ligjit.


Ne presim që puna e komisionit të jetë përfshirëse dhe transparente, në përputhje me kushtetutën, në mbrojtje të pavarësisë së institucioneve, si dhe të përmirësojë të ardhmen e Shqipërisë”, thuhet në komentin e ambasadës së ShBA-ës.

 

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë miratoi më 30 maj 2024 me 74 vota pro dhe 6 kundër projektvendimin me objekt lëndor: “Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Thellimin e Reformave për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”.

 

Ky komision synon thellimin e luftës kundër korrupsionit dhe forcimin e mëtejshëm të zbatimit të ligjit, duke pasur si udhërrëfyes gjetjet dhe rekomandimet e raporteve të Bashkimit Evropian dhe raportit Screening të Komisionit Evropian për grupkapitullin e parë, si dhe adresimin e masave të udhërrëfyesve të miratuar nga qeveria “Për shtetin e së drejtës” dhe “Reformën në administratën publike”.

 

Komisioni i Posaçëm ka për objekt hartimin dhe miratimin e një Plani Kombëtar Veprimi, me kohështrirje afatgjatë dhe të qëndrueshme për trajtimin e sfidave përkatëse në këto fusha, duke rekomanduar edhe masa konkrete për ndryshime të mundshme ligjore dhe institucionale, të cilat duhet të adresohen në secilën fushë nga institucionet përgjegjëse.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Commenti

Valutazione 0 stelle su 5.
Non ci sono ancora valutazioni

Aggiungi una valutazione
bottom of page