top of page
E BARDHË SHIRIT.png

AMBASADA E SHBA-së E AKREDITUAR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË UROI DITËN E ALFABETIT: NDERIM BUKURISË SË GJUHËS SHQIPE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Nov 22, 2024
  • 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Ambasada e SHBA-së në Tiranë uroi sot shqiptarët për Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe.

 

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ambasada amerikane uron Ditën e Alfabetit me vargjet e Naim Frashërit.

 

Kjo ditë shënon përvjetorin e Kongresit të Manastirit të vitit 1908, ku u standardizua alfabeti unik i gjuhës shqipe.


Shqipëria po shënon për herë të parë këtë ditë për të nderuar bukurinë e gjuhës shqipe dhe rëndësinë e saj unike kulturore dhe historike”, thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA-së në Tiranë.

 

Dita e Alfabetit Shqip u miratua nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë në muajin shkurt të këtij viti.

 

Këshilli i Ministrave miratoi një vendim për një ndryshim për ligjin për festat kombëtare dhe ditët përkujtimore, duke i propozuar Kuvendit të Shqipërisë shtimin e Ditës së Alfabetit si një nga festat tona kombëtare.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page